Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fatime Fetai, “Silvia Konti” e Maqedonisë rrëfen mbi veten: si u bëra njeri i Drejtësisë

by te Sheshi
10/03/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Fatime Fetai, “Silvia Konti” e Maqedonisë rrëfen mbi veten: si u bëra njeri i Drejtësisë

Nga Mensur Krasniqi

U rrek Shqipëria ta kishte një Silvia Konti, kur Berisha emëroi Ina Ramën si kryeprokurore, këtu e më shumë 10 vite të shkuara, por që këtë fat po e ka Maqedonia. Për më tepër ajo është shqiptare, edhe pse ndër deje i rrjedh gjak sllav, nga e ëma serbo-maqedonase. Është Fatime Fetai, e cila për herë të parë ka folur mbi jetën e saj, rrjedhën që e ndoqi derisa arriti në majat e Drejtësisë duke u emëruar prokurore e Prokurorisë Speciale…          

Fatime Fetai e ka futur tashmë emrin e saj në historinë e Maqedonisë, si një personazh-grua, tip Zhan d’Arke e kohërave moderne, që i bie në kokës së keqes së korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin ardhur nga politika, duke bërë burrneshën e ligjit dhe ndëshkimit në emër të tij, pa iu tutur asnjë mustaqelliu, në kuptimin më mashullor të fjalës, ndonëse këto të fundit janë tërësisht të rruar.

Po si erdhi deri këtu kjo grua, e ndodhur në një shoqëri ku edhe vozitja e automjetit apo mbajtja e syzeve në sy nga femra llogaritej mëkat i madh?

Ajo ka folur për herë të parë mbi veten e saj gjatë një konference grash, duke zbluar disa aspekte jetësore, ku ndër to bie në sy të qënit “bijë shkine”, sipas një etiketimi pezhorativ në narrativën popullore shqiptare në Kosovë e Maqedoni, kur është fjala për tjetrin me nacionalitet sllav.

Duke folur ajo tha se është vajza e tretë e një familjeje me baba shqiptar, Nafiu, dhe nënë serbo-maqedonase, Smiljana.

“Jam e lindur si fëmija i tretë, nga martesa e Smiljanës dhe Nafiut. Fëmija i parë ishte mashkull, e dyta ishte vajzë, dhe e treta unë, po vajzë. Në fshatin Negotinë të Gostivarit e kalova fëmijërinë, ku edhe kreva shkollën fillore që zgjati më shkurt se tash, 8 vite. Ndërsa shkollën e mesme vazhdova në fshatin Bogovinë të  Tetovës, ku edhe u “pjeka” dhe rrashë në dashuri me një sykaltër”, rrëfeu Fatime Fetai.

“Më pas lidha kurorë në moshën 17-vjeçare, dhe vazhdoj të jem bashkë me burrin tim si në aspektin formal po edhe faktik. Ndonëse që e re lidha kurorë, sërish isha e bindur që kam potencialin e nevojshëm të jem njeriu i vetvetes, si në aspektin professional edhe jetësor. Po ashtu, isha e vetëdijshme se me çfarë vështirësish do të ballafaqohem duke pasur parasysh rrethin ku jetonim. Prindërit e mi rrjedhin nga një  familje punëtorësh, që domethënë se nuk kisha mbështetje financiare përveç asaj psiqike. Mirëpo si tash edhe atëherë isha e bindur se ndonjëherë do të lë gjurmë në shoqërinë ku jetojmë. Ndoshta janë dukur ambicje të larta, por njeriu që më e pakta nuk ka ambicje, nuk mund të realizohet në planin profesional”, shtoi Fetai.

Prokurorja Fetai, vazhdoi rrëfimin duke sqaruar pozitën e saj në ambient tjetër jetësor si nuse në shtëpinë e bashkëshortit, ku ka qenë e detyruar të praktikojë traditat e vjetra kombëtare, veshjen e dymive dhe puthje dorësh grave më të moshuara. Por që siç thotë ajo, ky stil jetese nuk zgjati aq shumë, meqë vendosi të marrë fatin në duart e saj dhe ta drejtojë me to timonin e jetës në vazhdim.

“Si u bëra grua, apo nuse siç e thonë te ne, jeta ime e re filloi me veshje të reja, dymi, me puthje dorësh grave më të moshuara, dhe disi seriozisht e fillova jetën si “nikoqire e shtëpisë”, por shumë shpejtë u dorëzova nga ky stil i jetës. Në këtë formë vendosa që unë ta drejtoj jetën time dhe jo ajo mua. Desha t’i tregoj vetvetes por edhe tjerëve, se një grua e cila jeton në një ambient konservativ, ku edhe vozitja e veturës apo mbajtja e syzave nga një grua llogariteshte si mëkat apo gabim i madh, kur ke ambicie, dëshirë, qëllime nuk ka asnjë  kufi apo pengesë që mund të ndal në realizimin e planeve tua”, vazhdoi Fetai.

Kështu, ajo vendosi të ndjekë studimet duke u regjistruar në fakultetin juridik në Shkup. Pasi përfundon dy vitet e para të studimeve vjen në jetë fëmija saj i parë. Pa hyrë shumë në detaje Fatime Fetai tregon se sa e vështirë është t’i përballosh gjithë këto në të njëjtën kohë. Megjithëse ajo nuk dorëzohet. Pasi kryen studimet fillon të punojë si vullnetare në Gjykatën Themelore në Tetovë. Në moshën 26-vjeçare Fetai u përzgjodh të jetë pjesë e Prokurorisë Publike në Shkup, ku ajo përzgjedhjen në këtë institucion e quan fat të madh pasi pikërisht nga këtu vazhdoi rrugën e saj në Prokurorinë Speciale Publike.

Tani ajo është një ndër personazhet kryesore në institucionin që mbron fuqishëm drejtësinë në vend, madje duke ndjekur rastet më të rënda që njeh historia e Maqedonisë, “kriminalitetin e zyrtarëve të lartë politik nga bisedat e përgjuara”.

“Në këtë luftë hyra kur djali im i dytë ishte vetëm 4 muajsh. Këtë moment nuk e theksoj rastësisht, por e përmend që të jetë një motivim për të gjitha ato femra të cilat lindjen e fëmijëve e shikojnë si pengesë për të ecur përpara në karrierë”, thotë Fetai.

Në fund prokurorja shqiptare apelon deri tek të gjitha femrat që të mos përkulen para pengesave dhe vështirësive por t’i marrin ato thjeshtë si sfida. Ajo rrëfimin e saj e përmbyll me një mesazh shumë domethënës: Mos u mundoni të jeni më të mirë se të tjerët, por gjithmonë duhet të jemi versioni më i mirë i vetes sonë. /tesheshi.com/

Related Posts

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?
Kryesore

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025
Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij
Analizë

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
Next Post
Një dashuri e veçantë: për njëri-tjetrin dhe aureolën boreale (foto)

Një dashuri e veçantë: për njëri-tjetrin dhe aureolën boreale (foto)

Kushti “Haradinaj”, vjen reagimi i Lunaçekut: Kosova e Serbia t’i kthehen bisedimeve

Kushti "Haradinaj", vjen reagimi i Lunaçekut: Kosova e Serbia t’i kthehen bisedimeve

E fundi nga çadra: opozita ia faturon mazhorancës bllokimin e Reformës në Drejtësi

E fundi nga çadra: opozita ia faturon mazhorancës bllokimin e Reformës në Drejtësi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni