Një astrolog korçar që bëntë horoskopistin, pra astrologun, u vetëvra me vetëhedhje nga lartësia e banesës së tij afër Pazarit, në qytetin e tij Korçë.
Jofiel Koço vdiq në vend, pa asnjë shans jete.
Njoftimi zyrtar policor thotë se, “mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”.
Nuk dihet ende se çfarë e ka çuar viktimën drejt vetëvrasjes, apo nëse e ka parë diku në yje këtë fund të tij tragjik.
Ai, me parashikimet e veta, dilte herëpashere në media duke parathënë fatin e njerëzve të lindur në këtë apo atë shenjë. /tesheshi.com/