Fazila Haidari dhe motra e saj e vogël ishin stjuardesa në Afganistan. Ato përfunduan në Lviv, në Ukrainën perëndimore, pasi u larguan nga talebanët.
Në Ukrainë, ato prisnin të transferoheshin në një vend të tretë. Tani me dëshpërim kërkuan ndihmë, duke kontaktuar të gjithë ata që njihnin, shkruan CNN.
“Ne menduam se do të ishte e sigurt këtu, por shikoni situatën. Unë thirra UNHCR-në dhe organizatat e tjera, por askush nuk u përgjigjet thirrjeve tona. Isha e lumtur që u mbijetova talebanëve, por tani pyes veten nëse largimi nga Kabuli ishte vendimi i duhur sepse unë tani në mes të një lufte të re”, tha Fazila.
Ajo dhe motra e saj u larguan nga Lviv në përpjekje për të arritur në kufirin polak. Vlerësohet se rreth 5,000 afganë jetojnë në Ukrainë, duke përfshirë 370 që u larguan në gusht kur talebanët rimorën kontrollin e vendit.
“Nuk kishim mundësi të tjera”, kujton Shagufa. “Duhej të kapnim një fluturim dhe të arratiseshim. Dhe kjo ishte e gjitha. Nëse do të kishim ndonjë mundësi tjetër, do të zgjidhnim patjetër opsionin e dytë në vend që të ishim refugjatë ose të përfundonim këtu.”
Motrat synonin të shkonin në Islamabad në Pakistan, por arritën në aeroportin e Kabulit shumë vonë. Mijëra njerëz u kapën në kaos duke u përpjekur të arratiseshin nga vendi.
“Të gjithë ishim të tmerruara dhe pa orientim, sepse nuk e dinim se ku po shkonim”.
Ato thonë se së bashku me disa kolegë të punës kanë arritur në avionin që ishte parkuar në pjesën e largët të pistës dhe se nuk e kishin idenë se ku po shkonte avioni deri pak minuta para nisjes.
Ata menduan “vetëm për të shpëtuar veten”, por tani janë në mes të një lufte të re. /tesheshi.com/