Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Familjet turke strehojnë të mbijetuarit nga tërmeti: “Shtëpia jonë edhe e juaja!”

Raste humanizmi e solidariteti në një popull të sprovuar rëndë këto kohë

by te Sheshi
15/02/2023
in Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 4 mins read
A A
Familjet turke strehojnë të mbijetuarit nga tërmeti: “Shtëpia jonë edhe e juaja!”

Kur Melih Telci, një avokat 28-vjeçar nga Stambolli, dëgjoi për një familje prej katër anëtarësh të mbetur të pastrehë në provincën Hatay pas tërmeteve shkatërruese të javës së kaluar, ai e dinte se çfarë duhej të bënte. Ai e mori telefonin. “I thirra dhe u thashë: Ejani, edhe shtëpia jonë është e juaja”.

Telci e takoi familjen pasi ata udhëtuan për në Stamboll dhe më pas i çoi në një nga vilat e familjes së tij në Yalova, një qytet bregdetar lindor në Detin Marmara. “Ne vendosëm gjithçka për ta – mobilje, rroba dhe ushqim”, tha Telci.

Familja e Telcit ka dy vila të tjera në Yalova, ku shpresojnë të presin më shumë familje gjatë ditëve të ardhshme. Ata janë ndër familjet turke në të gjithë qarkun që po lidhen me të mbijetuarit e tërmetit përmes referimeve, mediave sociale dhe ndihmës së qeverisë lokale, dhe më pas strehojnë viktimat e tërmetit.

“E dija se duhej të ndihmoja”

Në mesin e atyre që dolën përpara ishin njerëz nga fshati Armagan në provincën e Detit të Zi të Trabzonit. I vendosur më shumë se 500 kilometra në veri të vendit të tërmeteve vdekjeprurëse që vranë më shumë se 41,000 njerëz në Turqi dhe Siri, ky fshat i vogël me vetëm disa qindra banorë tani pret disa familje nga Malatya – një nga dhjetë provincat më të goditura jugore turke.

“Kur ra tërmeti, e dija se duhej të ndihmoja”, tha Ayse Arslan, një amvise 51-vjeçare nga Armageni, e cila aktualisht jeton në Gjermani. Ajo nisi menjëherë një fushatë mes familjes dhe miqve të saj për të mbledhur fonde për ushqim, veshje dhe furnizime emergjente për të mbijetuarit.

Ayse me babain e saj

Kur dëgjoi për miqtë e babait të saj – Nafiye dhe Mevlut Ozdemir në Malatya, të cilët mbetën pa asgjë pasi u shkatërrua shtëpia – ajo e dinte se duhej të bënte diçka më shumë. “Ata ishin në një gjendje të dëshpëruar. Nuk kisha shumë para, por kisha një apartament dhe e ofrova atë”, tha Arslan, duke shpjeguar se i ka takuar në apartamentin e saj të zbrazët në Armagan.

“Kam imagjinuar se isha në vendin e tyre, se po humbisja gjithçka. Do të më duhej një strehë që të ndihesha e sigurt”, tha Arslan, duke shpjeguar se ajo inkurajoi vëllezërit e motrat dhe të afërmit e saj të bënin të njëjtën gjë. “Nëse kemi vetëm një bukë, duhet ta ndajmë“, tha Arslan, e cila bleu biletat e autobusit të çiftit për në Trabzon.

“Ajo hapi gjithë zemrën e saj”

Në kohën kur çifti arriti në shtëpinë e Aysa Arslan, ata përjetuan të gjitha llojet e ferrit. “Nuk dua as t’i kujtoj ato momente. Unë bërtita derisa humba zërin”, tha Nafiye Ozdemir duke rrëfyer përvojën e tmerrshme të tërmetit.

“Fillimisht nuk donim ta pranonim ofertën e Ayse-s, por realisht nuk kishim zgjidhje tjetër”, tha amvisa 54-vjeçare. Ajo tregoi se si e kaloi natën e parë duke fjetur në dëborë, pa këpucë apo rroba të ngrohta.

Tre ditët pasuese, çifti – Mevluti ka kancer dhe po merr kimioterapi – kaloi netët në spital, pastaj në korridorin e shkollës dhe në fund në një shpellë në mal. “Jam shumë mirënjohës. Ayse jo vetëm që na hapi shtëpinë e saj, por gjithë zemrën e saj”, thotë Ozdemir.

Arslan dhe komuniteti i saj në Armagan që atëherë kanë marrë 21 të mbijetuar nga Malatya, duke përfshirë dy familje me gjashtë fëmijë të vegjël, të cilët tani jetojnë në dy nga apartamentet e të afërmve të saj.

Me ndihmën e familjes dhe miqve në Gjermani, Arslan deri më tani ka mbledhur më shumë se 90,000 lira turke (4,700 dollarë) për të mbështetur familjet, duke ofruar gjithçka, nga rrobat tek ushqimi dhe ilaçet. “Unë dua që ata të binden se ajo që është e jona është e tyre sa të jetojnë”, tha Arslan duke iu referuar çiftit Ozdemir.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan premtoi 10,000 lira (530 dollarë) për çdo familje të prekur dhe premtoi të rindërtojë shtëpitë e shkatërruara brenda një viti. Ndërkohë, qeveria turke po i vendos të mbijetuarit në konvikte studentore, hotele dhe restorante dhe po vendos tenda si strehim të përkohshëm.

“Ne jemi një dhe jemi këtu për ta”

Me nevojën dërrmuese për strehim të menjëhershëm për më shumë se dy milionë njerëz të zhvendosur, sipas vlerësimeve të presidencës, dhjetëra grupe vullnetare janë krijuar në të gjithë vendin për të koordinuar përpjekjet për strehimin e të mbijetuarve.

Si shumë të tjera, Rumeysa Otoman, një grua turke 35-vjeçare që jeton në Bursa, në veriperëndim të Turqisë, beson se qeveria nuk mund të përballojë e vetme peshën kryesore të kësaj fatkeqësie. “Shteti po bën çfarë të mundet. Është detyra jonë të ndërhyjmë dhe të bëjmë të njëjtën gjë”, tha ajo.

Babai i Rumeysa Otoman, Ahmet Arkin (majtas) me vëllain e tij Sebhattin Arkin (djathtas) i cili i mbijetoi tërmetit në Hatay dhe erdhi tek ata në Bursa

Ajo është me origjinë nga Hatay, një nga provincat më të goditura në Turqinë jugore, ku 17 anëtarë të familjes së saj të gjerë vdiqën në tërmetet. Shumë të tjerë janë të zhdukur pasi ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë nëpër rrënojat e mijëra shtëpive të shkatërruara.

Për të bërë pjesën e saj, Otoman u bashkua me familjen dhe miqtë dhe rezervoi bileta për sa më shumë të mbijetuar të Hatay-it që mund të priste në Bursa. Më shumë se shtatë ditë pas tërmetit, familja e Otoman tani po pret 60 të mbijetuar në Bursa dhe po punon për të sjellë më shumë.

“Ata humbën gjithçka sa hap e mbyll sytë… Ne jemi një dhe jemi këtu për shkak të tyre”, tha Otoman. /tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Next Post
Disa nga projektet ambicioze të Kosovës: cilat janë?

Disa nga projektet ambicioze të Kosovës: cilat janë?

Protesta Beograd kundër planit gjermano-francez: Tradhëti!

Protesta Beograd kundër planit gjermano-francez: Tradhëti!

Mirënjohja: Shqipëria, 1 milion euro Turqisë

Mirënjohja: Shqipëria, 1 milion euro Turqisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni