Mbesa e Charlie Chaplin, Carmen Chaplin, se shpejti do të dalë me një dokumentar që shpalos rrënjët e origjinës së aktorit të mirënjohur.
Rrënjët rome të Charlie Chaplin janë diskutuar edhe më herët, por jo në masë aq serioze.
Aktori i cili ka mbërthyer pas ekranit dashamirët e komedisë, në autobiografinë e tij të botuar në vitin 1964 nuk shpalosi origjinën e tij cigane. Megjithëse ai kurrë nuk kishte një certifikatë lindjeje, Chaplin mbajti me kujdes një letër në tryezën e shtratit të tij, ku thuhej se kishte lindur në një karvan udhëtarësh.
“Ai ishte shumë i vetëdijshëm për origjinën e tij cigane. Ai i tha babait tim dhe fëmijëve të tjerë që ata kishin origjinë cigane. Ai ishte krenar për këtë, por ne duket se nuk e mbajmë mend edhe aq”, shpjegon Carmen Chaplin.
Rrënjët e tij mund të ndihmojnë në shpjegimin e kundërshtimit ndaj Hitlerit, kundërshti që i shfaqi sidomos në filmin “The Dictator”. /tesheshi.com/