Dalin të tjera fakte mbi skandalin e Facebook në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Siç bën të ditur ANSA, programi i Gambridge Analytica për të uzurpuar llogaritë e 50 milionë përdoruesve u bë nën urdhrin e Steve Bannon, kryestrategut të fushatës së Donald Trump.
Bannon hyri në bordin drejtues të Cambridge Analytica pikërisht kur nisi të aktivizohet në fushatën parazgjedhore të multimiliarderit amerikan që më pas u bë presidenti i vendit më të fuqishëm të botës.
Ishte pra ai, pikërisht ish-kryestrategjisti i Trump, prej kohësh i sikterosur prej këtij të fundit, i cili gjeti financime të majme nga përkrahësit e pasur të fushatës së tij.
Ish-punonjësi i Cambridge Analytica, Wylie, në një intervistë që dha për Washington Post thekson se Alexander Nix, kreu kontrovers i kompanisë nuk ishte asgjë përpara Steve Bannon, i cili urdhëronte realisht për gjithçka. /tesheshi.com/