Facebook mbetet një ndër rrjetet sociale më të përhapura në botë me mijëra e miliarda përdorues.
Pavarësisht suksesit të madh që po korr, të gjithë jemi të njohur edhe me efektet negative të tij.
Një ish-ekzekutiv i Facebook ka deklaruar se ndihet fajtor për punën e tij e cila po shkatërron shoqërinë duke ju bashkuar kritikave në adresë të rrjetit social.
Chamath Palihapitiya, i cili ka qenë zëvendës president pranë “Facebook” deri në 2011-ën tha se Facebook po shkatërron shoqërinë dhe mënyrën sesi funksionon ajo.
“Kjo nuk ka të bëjë me reklamat Ruse, ky është një problem global i cili po shkund themelet mbi të cilat ngrihen sjelljet njerëzore dhe ndërveprimi mes tyre.”- ka deklaruar ai./tesheshi.com/