Facebook në krizë? Ky është me sa duket rezultati i vlerësuar nga GlobalWebIndex, sipas së cilit vetëm 37% e përdoruesve kanë azhurnuar profilin e tyre në Facebook dhe kanë bërë status gjatë tremujorit të fundit.
Një përqindje në rënie kjo, në krahasim me 50 dhe 59% të një viti më parë. Fleksibiliteti i përmbajtjeve të publikuara mund të paraqesë një problem veçanërisht për një periudhë të gjatë, duke bërë që të bjer performanca e rrjetit social.
Për të përballuar këtë tendencë, rrjeti social ka nisur të tregojë një ‘promemorie’ të ngjarjeve të shkuara dhe eventeve të veçanta, me qëllimin e përfshirjes së përdoruesve e megjithatë, nuk ka arritur të marrë feedback-un e dëshiruar. 65% e të e personave që kanë llogari në këtë rrjet social viziton platformën në mënyrë të përditshme, pa ‘kuruar’ profilin e tij, çka tregon se kanë shumë pak apo aspak aktivitet tërheqës. Të jetë ky fillimi i fundit të Facebook?/tesheshi.com/