Rrjeti më i madh social “Facebook” i ka dhënë lamtumirën asistentit virtual “Facebook M”.
Ky asistent virtual ishte i disponueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u prit të debutonte në tërë botën, por kompania këtë të Mërkure tha se kjo nuk ka për të ndodhur dhe thjeshtë kishte qenë eksperiment.
“Facebook M” u përshkrua si një ndihmës personal i Siri që mund të përdoret për të kryer funksione të rezervimit të restoranteve, fluturimeve dhe dërgimit të dhuratave./tesheshi.com/