Facebook që nga kjo e enjte bëhet kompania e pestë më e vlefshme në botë, duke kapur vlerën totale prej 360 miliardë dollarë.
Tregu dhe investitorët janë kureshtarë të dinë nëse Facebook do të sfidojë vendin e katërt në listën e kompanive më të vlefshme, të cilën e mban ExxonMobil që kap vlerën 377 miliardë dollarë.
Ndërsa Apple është kompania më e vlefshme për momentin, kompania-prind i Google, Alphabet zë vendin e dytë, kurse Microsoft mban pozitën e tretë. /tesheshi.com/