Facebook dhe Instagram kanë rënë dhe kanë dalë jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën. Të shumtë kanë qenë ata që kanë raportuar probleme nga platformat sociale.
Përdoruesit e Facebook nuk kanë mundur të aksesojnë profilet e tyre por edhe të publikojnë foto, video apo mesazhe.
Ata kanë bërë ankesa në Twitter, ndërsa ata që i përdorin këto rrjete sociale për punë, kanë raportuar për rënie të të ardhurave.
Problemi është paraqitur më së shumti në vendet e Evropës Veri-Perëndimore, përfshirë edhe Jug-Perëndimin e Azisë./tesheshi.com/