Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fabula verore për kthimin e vizave: sa është reale dhe sa politike?

by te Sheshi
21/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Fabula verore për kthimin e vizave: sa është reale dhe sa politike?

Nga Ylli Pata

Është bërë pjesë e debatit politik të opozitës së re një raport i policisë holandeze mbi kriminalitetin shqiptar në atë vend.

Sipas raportimit të Vincent Tresit, gazetarit shqiptar të ABC News-it që jeton në Holandë, policia e këtij vendi e konsideron si shumë problematik aktivitetin e keqbërësve hqiptarë, kryesisht trafikantëve të drogës, të cilët janë shtuar kohët e fundit, duke dalë e hyrë në Holandë si pasojë e lëvizjes së lirë.

Policia holandeze e ka konsideruar këtë lëvizje si ushqim i bandave shqiptare me “ushtarë të freskët” për bandat që veprojnë atje prej vitesh.

Opozita, në krye të herës me ish-Presidentin Bujar Nishani, e kanë rimarrë këtë si një shenjë e fortë dhe e rëndë për qeverinë, pasi sipas tyre kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së kriminalitetit apo trafiqeve të drogës së mbështetura nga kjo qeveri.

Këtë argument ka mbështetur edhe LSI. Sipas tyre fajtore është qeveria dhe e kanë bërë këtë çështje si një kalë i betejës së re politike.

Ambasada holandeze në Tiranë, në një prononcim ka theksuar se nuk ka asnjë vendim zyrtar, por ka shtuar se ka një raport policie për këë çështje, pra për kriminalitetin shqiptar në Holandë.

Tani, për të qenë të qartë dhe për të përshkuar fillin e kësaj fabule që po ndiqet nga politika le ta shkoqisim pak.

Opozita, pra PD e LSI akuzojnë qeverinë e Edi Ramës si shkaktare apo nxitëse të rritjes së kultivimit të kanabisit dhe të rritjes së sasisë së trafikimit të kësaj lënde narkotike.

Por për ta pasur më të qartë, Holanda e ka të legalizuar shitjen e canabis sativa-s, pra të hashashit prej vitesh.

Tregtia e marijuanës bëhet hapur në mënyrë të ligjshme në dyqan, ku secili mund të blejë llojin e hashashit që do. Prej disa vitesh u hap legjenda se hashashi i Lazaratit ishte nga më të kërkuarit. Por është legjendë urbane më shumë sesa realitet.

Raporti i Policisë së Holandës nuk flet për trafikantë të hashashit, por të kokainës.

Shqiptarët në Britaninë e Madhe, Holandë, Belgjikë, por edhe deri diku në Zvicër, janë kthyer në trafikantë të mëdhenj të kokainës latino-amerikane.

Madje këto banda kanë krijuar dhe rrjete mes tyre, duke u transformuar në kartele të vërteta të krimit të organizuar.

Ky transformim ka ardhur me vite, thuajse prej 20 vitesh ku kriminelët shqiptarë e kanë forcuar shumë pozitën e tyre.

Një hetim i Europol, i nisur vitin e shkuar që përfundoi me arrestimin e një numri të madh krerësh të bandave shqiptare, ka arritur në një përfundim se bandat shqiptare janë fuqizuar pasi ata: 1. Kanë shumë para. 2. Veprojnë dhunshëm dhe egër. 3.Arrijnë të investojnë në mënyrë të shpejtë dhe të zhdukin paratë e fituara nëpërmjet drogës.

Kjo veprimtari dyshohet se bëhet me lidhje direkte në Shqipëri, madje në nivele të larta.

Por kjo, siç e thamë ka nisur prej vitesh, ndaj edhe ky aktivitet, pra trafiku i madh i drogës në Europë nga shqiptarët, është kërkuar të jetë baza e hetimit të drejtësisë së re pas reformës, që realisht u pengua nga një pjesë e politikës shqiptare.

Policia e vendeve të BE, në radhë të parë e Britanisë së Madhe dhe e Holandës, i ndjek prej vitesh këto banda dhe ka kontrollin e shumë prej tyre. Por ata humbasin hetimet në destinacionin e parave që thuhet se janë investuar edhe këtu.

Para një viti, Edi Rama, kryeministri shqiptar, gjatë një takimi ndërkombëtar bëri debat të fortë me ministrin e jashtëm britanik, Boris Johnson.

Ky i fundit bëri thuajse të gjithë fushatën e Brexit duke përdorur si markë negative Shqipërinë, kryesisht për kriminelët shqiptarë në Angi.

Rama i tha Johnson se “ata nuk janë kriminelët e mij, por të tutë”.

Që do të thotë se gjenerata e krimit pas 1999, ku shumë shqiptarë me probleme ligjore ndërruan emrat dhe shkuan në Britaninë e Madhe, u strehuan atje dhe e instaluan aktivitetin kriminal në atë vend.

Në 2013, Saimir Tahiri, i ka dhënë ministrit të Brendshëm britanik të qeverisë “Cameron”, një dosje me emrat realë të të gjithë kriminelëve shqiptarë që ishin skeduar në Mbretërinë e Bashkuar.

Dhe këtë kishte parasysh Rama kur i kërkoi Johnson që të mos e përdorte politikisht Shqipërinë. Dhe realisht që atëherë, ministri i jashtëm britanik ka pasur një qasje më konstruktive. Ai ishte në samitin e Triestes ku mori kryesimin e radhës. Samiti i Berlinit, vitin e ardhshëm organizohet nga Mbretëria e Bashkuar që është një aktor i rëndësishëm në Ballkan.

Heqja e vizave për Ballkanin, ka qenë një vendim politik që nuk ka pasur fare lidhje ose pak lidhje me qeveritë apo politikat, por ka qenë një proces me kushte të caktuara, të cilat u plotësuan deri diku nga qeveria e Sali Berishës, e cila heqjen e vizave dhe hyrjen në NATO e përdorën shumë politikisht.

Në fakt është normale dhe do ta kishte bërë edhe Edi Rama nëse do të ishte në atë kohë në qeveri.

Por është fakt se Sali Berisha nuk pati një betejë politike me një palë që e kundërshtonte heqjen e vizave, siç ndodhi me Brexit në Britani, ku kishte palë pro Brexit dhe një palë politikë që ishte për qëndrimin në BE.

U bë referendum, njëra palë fitoi, Cameron dha dorëheqjen dhe erdhi në qeveri Theresa May e Boris Johnson.

Ashtu ishte edhe për NATO-n. Si PD, si PS, si LSI ashtu edhe të gjitha partitë shqiptare kanë qenë pro edhe hyrjes në NATO, edhe liberalizimit të vizave.

Procesi u realizua nën qeverisjen e Sali Berishës, pasi kjo e fundit edhe plotësoi kushtet e kërkuara dhe mori në 2009 edhe çmimin politik në zgjedhje. Një dialektikë normale politike. Por politizimi tani, ose marrja e kalit të betejës pas një raporti të policisë holandeze është thjesht i panevojshëm dhe nuk përbën kauzë.

Nëse opozita ngre çështjen e trafikut të drogës, duhet ta bëjë këtë me një platformë të plotë dhe serioze. Pasi nëse flitet për kanabis dhe thuhet se Holanda është kundër kanabisit, kur kjo e fundit e ka legalizuar, tregon një opozitë që së paku nuk thellohet.

Krimi shqiptar në Europë është vërtetë shumë problematik. Shqipëria, sa fitoi nga remitancat, sa humbi nga ikja e “trurit”, aq shpëtoi nga largimi i llumit, pra i kontigjentit kriminal.

Në vitin 2008, kriminaliteti në Shqipëri u rrit si pasojë e ardhjes nga Greqia të disa banditëve që ishin mjeshtra në grabitje dhe arratisje. E tregoi këtë edhe e ashtuquajtura “Banda e Babagjyshëve”.

Opozita shqiptare mund të japë kotribut të madh për hartimin e një strategjie qoftë edhe parlamentare në luftën ndaj krimit dhe gjetjes e sekuestrimit të pasurive të bandave shqiptare në Europë, por edhe lidhjeve që kanë në Shqipëri.

Por kontributi më i madh i opozitës do të ishte që të niset menjëherë ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit, Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, këshillit të Prokurorisë, Prokurorisë Speciale-SPAK, Byrosë Kombëtare të Hetimit, dhe emërimit të kryeprokurorit të Përgjithshëm dhe kreut të SPAK.

Këto janë kontribute reale që vlejnë për luftën ndaj krimit të organizuar dhe atij të drogës në veçanti.

Duhet të kujtojmë se vettingu u vonua si proces kryesisht nga mos përfshirja e opozitës, që sipas ligjit ka 50% të të gjithë procesit përzgjedhës. Të tjerat janë thjesht fjalë vere…/tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Çfarë është crossfiti dhe cilat janë përfitimet prej ti?

Çfarë është crossfiti dhe cilat janë përfitimet prej ti?

Spanjë, qëllohet për vdekje i dyshuari për sulmin terrorist

Spanjë, qëllohet për vdekje i dyshuari për sulmin terrorist

Eklipsi i diellit shkakton kaos në SHBA, miliona udhëtojnë drejt…

Eklipsi i diellit shkakton kaos në SHBA, miliona udhëtojnë drejt…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni