Kupa e Ligës angleze ishte vënë nën hijen e kompeticioneve të tjera, duke humbur edhe rëndësinë e saj. Mirëpo triumfi i skuadrës modeste Oxford United, përballë Swanseas (3-2), tregoi edhe një herë pasionin që kanë tifozët për këtë garë.
Jo të gjithë duelet e raundit të tretë kanë përfunduar, pasi duhet të zhvillohen edhe duelet kthyese për skuadrat që nuk kishin arritur të mbyllnin çështjen e fituesit brenda 90 minutave. Ndërkaq janë hedhur çiftet për raundin e katërt.
Fati i ka përcjellë edhe njëherë skuadrat e mëdha, që do të ballafaqohen me rivalë më inferiorë, në këtë fazë të garave. Kampioni në fuqi i këtij kompeticioni, Arsenal, do të ballafaqohet me skuadrën nga Championship, Burnley. Ndërkohë, skuadra e drejtuar nga Luis van Gaal, Manchester United, nuk kishte më shumë fat se gjatë ndeshjes me Derby Countyn.
Çiftet e raundit të katërt në FA CUP:
West Brom/ Bristol City v Peterborough United
Eastleigh ose Bolton v Leeds United
Arsenal v Burnley
Derby County v Manchester United
Huddersfield/ Reading v Walsall
Exeter City ose Liverpool v West Ham
Wycombe/ Aston Villa v Manchester City
Shrewsbury Town v Sheffield Wednesday
Nottingham Forest v Watford
Carlisle ose Yeovil v Everton
Crystal Palace v Stoke City
Oxford United v Newport County or Blackburn
Ipswich/ Portsmouth v AFC Bournemouth
Colchester United v Tottenham or Leicester
Bury/Bradford v Hull City
Northampton Town ose MK Dons v Chelsea
/tesheshi.com/