Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes ka fituar dhe mandatin e dytë si kryetar i Prishtinës sipas Exit Poll-it të Klan Kosovës, pasi ka marrë 52.2 për qind, ndërsa kundërkandidati i tij nga LDK Arban Abrashi ka marrë 47.8 për qind.
Sipas këtij Exit-Polli, tre partitë e tjera PDK, LDK e AAK kanë fituar nga tre komuna.
PDK-ka ka fituar komunën e Prizrenit, Ferizajt e Klinën.
LDK-ja ndërkohë ka fituar në Vushtrri, Gjilan e Istog.
AAK-ja ndërkaq sipas këtij sondazhi ka fituar në Suharekë, Gjakovë e Rahovec.
Kurse AKR-ja ka fituar sërish komunën e Mitrovicës.