Shkalla e vaksinimit në Bashkimin Evropian po shënon rënie të lirë, dhe lidhur me këtë, Ministria Gjermane e Shëndetësisë njoftuar se dënimi për prindërit që nuk i vaksinojnë fëmijët do të jetë 2.500 euro.
Komisioni Evropian është tejet i shqetësuar lidhur me uljen e numrit të vaksinimit nga fruthi. Vetëm 4 vende të Evropës kanë mbërritur përqindjen e kërkuar të vaksinimit kundër fruthit, e që është 95%.
Pasojat e këtij abstenimi janë shqetësuese. Numri gjithnjë në rritje i fruthit, që lidhet me vdekshmërinë në rritje të foshnjave në Evropë, po bëhet një problem i paparashikuar, duke qenë se fruthi është konsideruar si sëmundje e eliminuar deri tani.
Sipas të dhënave nga agjencitë përkatëse për parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve, vetëm në Suedi, Hungari, Sllovaki dhe Portugali është përmbushur vaksinimi në shkallë prej 95%.
Vendet me shkallën më të ulët të vaksinimit janë Franca, Austria, Rumania, Greqia dhe Malta, ku shkalla e vaksinimit është më e ulët se 85%. /tesheshi.com/