Edhe pse 20 për qind e popullsisë evropiane jeton në prag të varfërisë dhe nuk ka ushqim të rregullt, në Europë çdo vit hidhen 80 milion ton ushqim, tha presidenti i Federatës Evropiane të bankave të ushqimit – FEBA, Jacques Vandenschrik.
“Ushqimi është i rëndësishëm për të gjithë ne, por më i rëndësishëm për ata që nuk mund ta përballojnë sigurimin e tij. Rreth 20 për qind e popullsisë evropiane jeton në prag të varfërisë dhe ky është një problem i madh në shoqërinë tonë”, tha ai në konferencën “Udhëheqësit e transformimit të shoqërisë”, mbajtur në Beograd.
Sipas tij, nëse Evropa dëshiron të jetë lider në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm nga Axhenda e Kombeve të Bashkuara 2030, ajo duhet të zgjidhë çështjen e ushqimit.
“Hedhja e ushqimit është një skandal – skandal etik dhe social në lidhje me mjedisin, si dhe një skandal ekonomik”, tha Vandenschrik.
Ai shtoi se shumica e ushqimit po skadon përpara se të shkojë te konsumatorët dhe se hedhja e ushqimit është ndotësi i tretë më i madh i mjedisit. /tesheshi.com/