Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari -Lila, përmes një statusi në Facebook ka treguar se sot ka takuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Ajo njofton se Rama me përkushtim mbështet projektet e zonës së Malësisë së Gjakovës në dy anët e kufirit.
“Takimi pati synim informimin e Kryeministrit me projektet e përbashkëta të cilat Komuna e Gjakovës bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit i ka planifikuar për vitin 2016 në fushat: turizëm malor, agrikulturë, infrastrukturë rrugore dhe zhvillimi i zejeve të përbashkëta.
E lumtur të vazhdojmë punën me Kryeministrin Rama në projektet e përbashkëta ndërkufitare”, ka shkruar ajo.
/tesheshi.com/