Europa përfshihet në një valë e madhe të ftohti, i cili pritet të zgjasë deri në fund të muajit.
Në Siberi temperaturat kanë arritur 30 gradë minus dhe meteorologët thonë se pritet të zgjerohet në të gjithë kontinentin.
“I ftohti siberian”, do të bëjë që ky dimër të jetë më i ashpri në vitet e fundit. Europa qendrore dhe ajo lindore janë përfshirë nga temperatura jashtëzakonisht të ulëta.
Sipas meteorologëve, pritet që gjendja e motit në këto rajone të përkeqësohet në ditët e ardhshme. Reshjet e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje të shumta në Britaninë e Madhe janë zëvendësuar me reshje dëbore.
Po ashtu, edhe Gjermania, Franca dhe kryesisht Italia veriore po përballen me një dimër të vonuar por të pazakontë. /tesheshi.com/