BE dhe BERZH vendosën t’i japin Shqipërisë 100 milion euro për investime në funksion të turizmit, një shifër që ka entuziazmuar kryeministrin Rama.
“Eshtë shprehje të besimit e vlerësimit tek strategjia e përzgjedhur prej qeverisë shqiptare përmes rilindjes urbane”, tha Rama gjatë ceremonisë së prezantimit të projektit financues në kryeministri.
“Projekti që lançojmë sot si një projekt i përbashkët mes BE-së dhe BERZH përbën jo vetëm shifër 100 mln euro por mbi të gjitha në përmbajtjen e vet një arsye më shumë për të vlerësuar rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në vendin tonë të këtyre dy forcave. Kjo marrëveshje e re e cila do t’i shkojë si një mbështetje më shumë programit tonë transformues të turizmit në Shqipëri është edhe një shprehje kuptimplotë e vlerësimit dhe besimit të këtyre institucioneve tek rruga dhe strategjia e përzgjedhur prej nesh përmes rrugës së rilindjes urbane dhe asaj urbane”, tha i pari i qeverisë.
Rama ofroi sipas tij shifra inkurajuese të vizitueshmërisë turistike në 4 muajt e parë të vitit këtij viti, duke thënë se “sa më shumë turistë, aq më shumë njerëz do të kemi jashtë vendit tonë do të thonë të vërtetën për Shqipërinë, e cila ka vuajtur dhe vuan nga perceptimet e krijuara pa e njohur atë nga afër”. /tesheshi.com/