Xhamia e Madhe në Bruksel është xhamia më e madhe në Belgjikë dhe për gati 40 vjet është drejtuar nga Arabia Saudite.
Tani kësaj po i vjen fundi për shkak të shqetësimeve se ndikimi i Riadit po rrit radikalizmin në komunitet, shkruan Euronews.
Xhamia është duke iu kthyer ekzekutivit musliman të Belgjikës. Marrëveshja u arrit muajin e kaluar gjatë një takimi midis ministrit të jashtëm belg, Didier Reynders dhe homologut të tij saudit, Adel al-Jubeir,
Por një adhurues në xhami mohoi se xhamia promovonte idetë radikale. “Nëse ka ndonjë dëshmi kundër xhamisë, do të ishin vetë predikimet, por nëse i përktheni ato, nuk kanë të bëjnë asgjë me radikalizmin apo diçka të tillë”.
Pas disa sulmeve terroriste në tokën evropiane, disa vende po përpiqen të inkurajojnë imamët më të moderuar që të udhëheqin komunitetet e tyre muslimane.
“Është një veprim i duhur”, thotë Khalid Hajji, President i Forumit të Urtësisë dhe Paqes Botërore të Brukselit.
“Xhamitë duhet të përditësojnë diskursin fetar të propaganduar në Belgjikë dhe Evropë”, tha Hajji për Euronews. “Vendimi saudit është i menduar mirë dhe mund të shihet brenda kontekstit të hapjes nëpër të cilën po kalon ky vend”.
Vullneti i qartë i mbretërisë për të promovuar një formë më të moderuar të Islamit është një nga premtimet e bëra nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, i cili po udhëheq një nismë të re për t’i dhënë fund mbështetjes për xhamitë dhe shkollat fetare jashtë vendit të fajësuar për përhapjen e ideve radikale.
Që nga emërimi i tij në vitin 2017, ai ka ndërmarrë reforma të mëdha në të gjithë vendin, përfundon analiza e Euronews. /tesheshi.com/