Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Eurokomisioneri Hahn refuzon të takojë protestuesit e VMRO-së: bisedime vetëm me partitë dhe presidentin

by te Sheshi
20/03/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Eurokomisioneri Hahn refuzon të takojë protestuesit e VMRO-së: bisedime vetëm me partitë dhe presidentin

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” e mbështetur nga mijëra qytetarë të cilët protestojnë rrugëve të Shkupit që nga data 27 e muajit të kaluar kundër platformës shqiptare, sonte kërkuan takim me komisionerin Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili gjatë ditës së nesërme pritet të qëndrojë për vizitë në Maqedoni. Mirëpo kjo kërkesë e tyre automatikisht u refuzua nga zyrat e BE-së. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq, e cila ka pohuar se Hahn kanë marrë ftesa edhe për takime të tjera, por se ai dhe tre eurodeputetët do të takohen vetëm për përfaqësues të partive politike.

Siç është paralajmëruar, eurokomisari Johannes Hahn i shoqëruar nga eurodeputeti Ivo Vajgl, Knut Fleckestein dhe Eduard Kukan, do të realizojnë takime me presidentin e vendit, Gjorge Ivanov, si dhe me krerët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend për të gjetur një zgjidhje për krizën politike që ka përfshirë Maqedoninë.

Protestuesit të cilët marshuan nga godina e Qeverisë deri te Kuvendi i Maqedonisë, poashtu kërkuan që Hahn të dënojë platformën shqiptare, e cila sipas tyre, “është përgatitur nga Tirana zyrtare dhe synon të dëmtojë karakterin unitar, sovranitetin dhe pavarësinë e Maqedonisë”.

Nga Iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” paralajmëruan se nesër do të oganizohen masivisht dhe do të presin eurokomisarin Hahn rrugëve të qytetit.

Protesta me kërkesa të njëjta mbahen edhe në disa qytete tjera të Maqedonisë. Një ndër kërkesat kyçe është refuzimi i ligjit të dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë, sepse sipas tyre, përdorimi i gjuhës shqipe në mbarë territorin do të drejtojë vendin drejt ridefinimit.

Protestat e organizuara nga kjo iniciativë filluan nga 27 shkurti i këtij viti, kur kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ia dorëzoi presidentit Ivanov dëshminë për sigurimin e shumicës parlamentare për formimin e qeverisë së re, ndërsa presidenti Ivanov pas dy ditëve e refuzoi me arsyetimin se “nuk do të mandatojë çdokënd që negocionon për platforma të huaja me të cilat cenohet populli maqedonas, kërcënohet shteti unitar, sovraniteti dhe pavarësia”.

Ndryshe, dita e nesërme pritet të jetë vendimtare për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re pa mbështetjen e presidentit të shtetit, i cili pas dështimit të VMRO-së si parti fituese e zgjedhjeve për të formuar qeverinë, vazhdon të refuzojë dhënien e mandatit, partisë së dytë fituese të zgjedhjeve, LSDM-së.

Mensur Krasniqi – /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Kryeimami i Novi Pazarit: ja e vërteta e kalimit në Islam të familjes serbe Novakoviç

Kryeimami i Novi Pazarit: ja e vërteta e kalimit në Islam të familjes serbe Novakoviç

Bastian Schweinsteiger lë Anglinë për Amerikën, do të luajë për Chicago Fire

Bastian Schweinsteiger lë Anglinë për Amerikën, do të luajë për Chicago Fire

Mbreti i gjelave, lloji Brahma është më i madhi në botë (video)

Mbreti i gjelave, lloji Brahma është më i madhi në botë (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni