Komisari për Zgjerim, Johanes Han, u është drejtuar me letër 4 liderëve të partive parlamentare në vend, Nikolla Gruevskit, Zoran Zaevit, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, ku ka shprehur shqetësimin e tij për ngecjen e implementimit të Marrëveshjes së Përzhinos.
Burimet nga ambasada e BE-së konfirmojnë për televizionin SHENJA se për shkak të këtyre ngecjeve, Han ka paralajmëruar vizitë në Shkup në gjysmën e parë të janarit.
Marrëveshja e Përzhinos u implementua me vonesa dhe bllokime të shumta, duke shkelur thuajse të gjitha afatet.
Aktualisht, partitë kanë ngecur rreth bisedimeve për mediat, ndërsa pritet edhe dorëheqja e kryeministrit Gruevski.
Gjithashtu, Prokurorja Speciale Katica Janeva, po përballet me obstruksione të shumta. Përveç që dje Kuvendi nuk votoi ligjin për administratorët e saj, në Gjykatën Kushtetuese ka edhe iniciativa për shqyrtimin e kushtetutshmërisë të Prokurorisë Speciale. /tesheshi.com/