UEFA ka vendosur të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj lojtarëve muslimanë në konferencat për shtyp gjatë EURO-s.
Në fillim të garës, pas ndeshjes Francë-Gjermani, mesfushori Tricolor Paul Pogba qortoi organizatorët për vendosjen e një pije alkoolike para tij në një konferencë shtypi. Heineken më pas u largua prej tij, ku video u bë shpejt virale.
Pas kësaj, UEFA vendosi t’u lëshojë udhëzime të reja personave të ngarkuar me konferencat për shtyp. Ata u urdhëruan të mos vendosnin pije alkoolike para lojtarëve muslimanë. Përveç kësaj, të gjithë lojtarët u urdhëruan të mos lëviznin pijet e vendosura në tryezë para tyre, gjë që u bë nga Cristiano Ronaldo dhe Manuel Locatelli në fillim të turneut.
Udhëzimet respektohen kryesisht, gjë që konfirmohet nga konferenca për shtyp e mbrëmshme në të cilën u shfaq sulmuesi francez Karim Benzema. Nuk kishte alkool para tij, vetëm dy Coca-Cola.
Kujtojmë që Benzema është i besimit musliman. Ai ishte lojtari i ndeshjes mbrëmë kundër Portugalisë, pasi shënoi dy gola dhe e udhëhoqi ekipin e tij në fazën tjetër të finaleve. /tesheshi.com/