Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Euro forcohet kundrejt dollarit, pritet rritje e interesave të BQE-së

Beteja e valutave botërore: ç’parashikohet të ndodhë?

by te Sheshi
02/10/2022
in Ekonomi, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Euro forcohet kundrejt dollarit, pritet rritje e interesave të BQE-së

Në tregjet botërore, vlera e dollarit kundrejt një shporte valutash ra javën e kaluar, me euron që u largua nga niveli më i ulët në 20 vjet, pasi, për shkak të inflacionit të lartë, Banka Qendrore Evropiane (BQE) mund të rrisë sërish në mënyrë agresive normat e interesit.

Indeksi i dollarit, i cili tregon lëvizjen e vlerës së dollarit amerikan ndaj gjashtë monedhave të tjera më të rëndësishme botërore, javën e kaluar u dobësua me 0.7 për qind, në 112.17 pikë.

Në të njëjtën kohë, dollari ka rrëshqitur 1.15 për qind ndaj monedhës evropiane, kështu që çmimi i euros ka arritur në 0.9802 dollarë.

Megjithatë, dollari u forcua kundrejt monedhës japoneze me 1.0 për qind, në 144.75 jen.

Pas dy javësh fitimesh të forta, vlera e dollarit kundrejt një shporte valutash ra javën e kaluar.

Paundi britanik nën presion

Megjithatë, në fillim të javës nuk dukej se situata do të zhvillohej në atë drejtim.

Indeksi i dollarit thyen, për herë të parë në 20 vjet, mbi nivelin e 114 pikëve, gjë që ishte kryesisht pasojë e dobësisë së monedhës britanike.

Të hënën, paundi u ul në një nivel të ulët rekord prej 1,0327 dollarësh, pasi plani ekonomik i qeverisë së re ngjalli frikën në treg se financat publike të Britanisë do të mbingarkoheshin.

Qeveria e re njoftoi ulje taksash dhe stimuj investimesh për të mbështetur ekonominë, të cilën do ta financonte me huamarrjen më të madhe që nga viti 1972.

Por kritikët thonë se këto masa ekonomike do të përfitojnë të pasurit dhe se borxhi publik do të rritet ndjeshëm në një kohë të rritjes së normave të interesit.

Shtatë ditë më parë, Banka Qendrore Britanike rriti me 0.50 pikë përqindje normat e interesit, për të shtatën seancë radhazi, dhe tha se ekonomia me siguri tashmë është në recesion.

Megjithatë, në gjysmën e dytë të javës, paundi u rikuperua, falë ndërhyrjeve të Bankës Qendrore në tregun e obligacioneve për stabilizimin e yield-eve dhe mesazheve se do të bëjë gjithçka për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Euro u forcua, inflacioni në eurozonë shënoi një rekord

Falë kësaj, paundi u kthye mbi nivelin e 1.11 dollarëve deri në fund të javës.

Situata me euron u zhvillua në mënyrë të ngjashme.

Kryesisht për shkak të turbulencave në monedhën britanike, çmimi i euros u ul në fillim të javës në vetëm 0,9528 dollarë, një nivel i ri i ulët në 20 vjet.

Megjithatë, euro më vonë rikuperoi të gjitha humbjet dhe u forcua kundrejt monedhës amerikane në baza javore.

Rritja e euros është falë pritjeve që BQE do të rrisë sërish me 0.75 pikë përqindje normat bazë të interesit në seancën e tetorit, pasi inflacioni në eurozonë nuk po zvogëlohet.

Kjo u tregua fillimisht nga fakti se në Gjermani në shtator inflacioni u hodh në 10.9 për qind, niveli më i lartë që nga viti 1996 dhe dukshëm më i lartë se sa pritej.

Më pas, të premten, u njoftua se inflacioni në eurozonë arriti në 10 për qind në shtator, një nivel i ri rekord që nga ekzistenca e bllokut.

Dollari u forcua me 17 për qind këtë vit

Megjithatë, përveç BQE-së, Rezerva Federale Amerikane (FED) ndoshta do të vazhdojë të rrisë në mënyrë agresive normat e interesit, ndaj është e pasigurt se si do të zhvillohet situata në javët në vijim.

Në tremujorin e tretë, euro u dobësua me 6.5 për qind kundrejt dollarit, që është rënia e saj më e madhe tremujore që nga fundi i vitit 2016.

Krahasuar me monedhën japoneze, dollari u forcua me 6.7 për qind në tremujorin e tretë dhe kundrejt paundit britanik me 8.3 për qind.

Që nga fillimi i vitit, dollari është forcuar 17 për qind kundrejt një shporte valutash, kështu që është në rrugën e tij drejt fitimit më të madh vjetor që prej të paktën viteve 1970. /tesheshi.com/

Related Posts

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
Next Post
Topi i Artë 2022: “zhduket” Messi

Topi i Artë 2022: “zhduket” Messi

Ja ç’do lartohet në Tiranë aty ku do ndërtohej një xhami

“Mount of Tirana” mbi një pronë të Komunitetit Musliman?

Françesku, lutje Putinit

Françesku, lutje Putinit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni