Flamuri shqiptar do të jetë mes atyre të 24 të tjerëve, pjesëmarrës në “Francë – Euro 2016”, në karuselin e madh të sheshit La Concorde në Paris.
Kjo u bë me dije nga thotë Marcel Campion, shefi i karuselit gjigand, që tha se në koshat e karuselit do vendosen fytyrat e dy futbollistëve nga secila prej 24 ekipeve kombëtare, me flamujt e tyre përkatës”.
Kjo performancë do nis e të jetë prezente për publikun mesjavën e ardhshme.
Shqipëria merr pjesë për herë të parë në një event të madh fustollistik siç është “Euro 2016”. /tesheshi.com/