Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Eulogji nga imami kanadez i Kebekut: ne nuk kemi armiq, por vetëm njerëz që nuk na njohin

by te Sheshi
10/02/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Eulogji nga imami kanadez i Kebekut: ne nuk kemi armiq, por vetëm njerëz që nuk na njohin

“Përpara se ai të mbillte plumba në kokat e viktimave të tij, dikush mbolli ide shumë më të rrezikshme sesa plumbat në kokën e tij”. Media ndërkombëtare i ka dhënë hapësirë me këtë pasazh nistar një eulogjie të imamit kanadez, Hassan Guillet, dhënë përpara besimtarëve ku ai flet për autorin e sulmit në xhami, pak kohë më parë. Më poshtë janë disa pjesë nga fjala e imamit në xhami, përpara besimtarëve në kujtim të viktimave të sulmit:

“Jemi mbledhur këtu për të kujtuar Khaled, Aboubaker, Abdelkrim, Azzedine, Mamadou, Ibrahima. Ne do të falemi për ata që nuk mundën të përfundojnë faljen e tyre. Ne falemi për ta.

Khaled, Aboubaker, Abdelkrim, Azzedine, Mamadou, Ibrahima nuk e zgjodhën vendin e tyre të lindjes. Por, ata e zgjodhën vendin ku dëshironin të jetonin. Ata e zgjodhën shoqërinë që dëshironin të ishte shoqëria e tyre. Ata zgjodhën me kë dëshironin të rriteshin fëmijët e tyre. Dhe ishte Kanadaja. Ishte Kebeku.

Ata e zgjodhën Kebekun për të jetuar dhe zgjodhën pasaportën kanadeze. Ishte në dorën e shoqërisë t’i zgjidhte ata në të njëjtën mënyrë që ata e zgjodhën këtë shoqëri.

Ata kishin ëndërra për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollë, për të blerë një shtëpi, për të pasur një biznes. Ne duhet të vazhdojmë endërrat e tyre. Ata ua zgjatën duart të tjerëve. Eshte shumë vonë për të tjerët të zgjasin duart drejt tyre, tashmë. Por nuk është shumë vonë për në të mësojmë nga gabimet tona.

Shoqëria që nuk mundi t’i mbronte – shoqëria që nuk mundi të përfitojë nga bujaria e tyre- ende e ka një mundësi. Duart që nuk shtrënguan ato të Khaled apo Aboubaker apo Abdelkrim apo Azzedine apo Mamadou apo Ibrahima mund, ende, të shtrëngojnë duart e fëmijëve të tyre.

Ne kemi gjashtë të vdekur. Kemi 17 jetimë. Kemi gjashtë vejusha. Kemi pesë të plagosur. Ne i kërkojmë Allahut t’i ndihmojë që ata të dalim së shpejti nga spitali.

A e përfundova listën e viktimave? Jo. Ka edhe një viktimë tjetër. Asnjë prej nesh nuk flet për të. Por duke pasur parasysh moshën time, unë kam kurajon ta them. Kjo viktimë mban emrin e Alexandre Bissonnette.

Alexandre, përpara se të ishte një vrasës, ishte edhe vetë një viktimë. Përpara se të mbillte plumba në kokën e viktimave të tij, dikush kishte mbjellë ide më të rrezikshme se plumbat në kokën e tij.

Ky fëmijë i vogël nuk u zgjua një mëngjes dhe tha: “Hej djem, në vend që të shkojmë për piknik apo të shohim ndonjë film, unë do të shkojë të vras ndonjë njeri në xhami”. Kjo nuk ndodh në këtë mënyrë.

Për fat të keq, ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji, disa politikanë dhe disa gazetarë e disa media helmojnë atmosferën tonë.

Ne nuk duam ta shohim këtë. Nuk duam ta shohim pasi ne e duam këtë vend, e duam këtë shoqëri. Ne duam që shoqëria jonë të jetë perfekte. Ne jemi si disa prindër që, kur një fqinj u thotë se fëmijët e tyre po tymosin apo po marrin drogë, përgjigjen: “Nuk e besoj, fëmija im është perfekt”.

Ne nuk duam ta shohim. Dhe ne nuk e pamë të gjithën, dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Në fakt, miqtë e mi, këtu në qytetin e Kebekut, dikush para disa kohësh erdhi dhe vendosi kokën e një derri në hyrjen e xhamisë.

Njerëzit përgjegjës për xhaminë thanë: “Jo, ishte një akt i izoluar”. Askush nuk është kundër nesh dhe ne nuk jemi kundër askujt. Ata vepruan në mënyrë shumë bujare dhe unë jam krenar për ta pasi kështu duhet të jetë.

Por kishte një sëmundje. Le ta pranojmë. Alexandre Bissonnette nuk doli nga boshllëku. Për shkak të arsyeve politike, dhe asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme, e fatkeqësisht për shkak të injorancës, shumë gjëra kanë ndodhur.

Ky djalë ishte helmuar. Por ne duam që Aleksandri të jetë i fundit që të performojë një akt kriminal si ky. Ne duam që të ndalojë këtu. Një nga përcaktimet e çmendurisë është kur bën ekzaktësisht të njëjtën gjë dhe pret rezultate të ndryshme.

Nëse ne bëjmë ekzaktësisht të njëjtën gjë, miqtë e mi, ne do të kemi ekzaktësisht të njëjtat rezultate. A jemi të kënaqur me rezultatet? A jemi të kënaqur me gjashtë të vdekur, pesë të plagosur, 17 jetimë, gjashtë vejusha dhe një familje të shkatërruar – që është familja e Alexandre Bissonnette e ndoshta edhe miqtë e tij, gjithashtu?

Ne nuk e duam këtë. Kështu le të ndryshojmë. Unë jam i inkurajuar nga ajo që kemi dëgjuar nga kryeministri ynë, nga kryebashkiakët e Montrealit dhe Kebekut, nga shumë prej liderëve tanë. Unë jam shumë krenar dhe i falënderoj ata dhe nuk jam i habitur.

Tani, ne duhet të nisim të ndryshojmë fjalët në veprime. Ne duhet të ndërtojmë mbi këtë tragjedi.

Zoti na dha një limon, le të bëjmë limonatë me të. Le të bëjmë limonatë. Le të ndërtojmë mbi këtë gjë negative dhe ta kthejmë në diçka pozitive.

Le të bëhemi, që prej sot një shoqëri e vërtetë, e bashkuar. Në të njëjtën mënyrë që ne jemi bashkuar sot në dhimbjen dhe trishtimin tonë, le të nisim po sot të jemi të bashkuar në ëndërrat tona, në shpresat dhe planet që kemi për të ardhmen.

Le të planifikojmë të ardhmen që miqtë tanë planifikonin për fëmijët e tyre. Le të ndërtojmë këtë të ardhme vetë ne, gjithashtu. Në këtë mënyrë, ne nderojmë kujtimin e tyre.

Hakmarrja nuk sjell dobi.

Ne nuk kemi armiq. Ne kemi vetëm disa njerëz që nuk na njohin.

Ashtu si e thashë edhe në arabisht, profeti ynë u persekutua, u dëbua jashtë qytetit. Ai ishte vetëm. Tetë vjet më pas ai u kthye në qytet me 10 mijë njerëz.

Më pak se dy vjet paskësaj, kur ai kreu pelegrinazhin e fundit në jetë, ai shoqërohej nga 120 mijë njerëz. Nga erdhën këta 120 mijë njerëz në një periudhë prej 10 vjetësh?

Jo nga planeti Mars, jo nga ndonjë univers tjetër. Ishin po ata njerëz që kishin qenë armiqtë e tij. Njerëzit që dëshironin ta vrisnin. Njerëzit që e persekutuan atë dhe shokët e tij dhe mbështetësit e tij.

Ai i shndërroi armiqtë e tij në miq dhe mbështetës. Ne nuk kemi armiq. E përsëris se ne nuk kemi armiq. Ne kemi vetëm njerëz që nuk na njohin. Duhet të jetë më e lehtë t’u shpjegohemi atyre njerëzve që nuk na njohin, është më e lehtë t’u bëjmë atyre të ditur se kush jemi.

Zoti Trudeau, më lejoni t’ju drejtohem, kemi të pranishëm ministrin tuaj të Emigracionit këtu. Ai është musliman si unë. A është ai i ndryshëm nga të tjerët? Nuk mendoj kështu.

Ne jemi qytetarë si të gjithë qytetarët e tjerë. Ne kemi të njëjtat të drejta dhe ne kemi të njëjtat detyrime. Ne duhet ta ndërtojmë këtë vend së bashku.

Në këtë mënyrë, ne respektojmë kujtimin e të vdekurve tanë. Në këtë mënyrë, ne kujdesemi për jetimët, në këtë mënyrë ne do të jemi muslimanë të mirë, do të jemi kanadezë të mirë dhe do të jemi qytetarë të mirë të Kebekut”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Historia prekëse që fshihet pas këtyre fotove

Historia prekëse që fshihet pas këtyre fotove

Apeli lë në fuqi pezullimin e urdhrit ekzekutiv, Trump reagon me nervozizëm

Apeli lë në fuqi pezullimin e urdhrit ekzekutiv, Trump reagon me nervozizëm

FIFA i hap dyert Maradonës me një rol ambasadorial

FIFA i hap dyert Maradonës me një rol ambasadorial

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni