Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Eugena Aliu: vajza nga Mamurrasi që çuditi “Voice of Turkey”

by te Sheshi
10/01/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
Eugena Aliu: vajza nga Mamurrasi që çuditi “Voice of Turkey”
2.3k
SHARES

Nga Bardha Nergjoni 

Eugena Aliu është e para shqiptare që merr pjesë në spektaklin turk “O Ses Turkiye” (Voice of Turkey). Ajo u përzgjodh në fund të dhjetorit nga këngëtarja turke Ebru Gundes dhe së shpejti do të shikojmë në garë me grupin e divës së muzikës turke. Ajo çfarë çuditi në pjesmarrjen e saj në spektaklin turk nuk ishte vetëm zëri i thellë dhe interpretimi perfekt por një copëz nga kënga “Erdhi Pranvera” që mori vëmendjen e shqiptarëve kudo janë. Ky interpretim mori me mijëra mesazhe urimi dhe mbështetjeje në sfidën e saj.

Në pritje të fazës së radhës të spektaklit turk, Eugenën e gjen të angazhuar në shkollën e Avokatisë duke përmbushur kërkesat e profesionit të saj të së ardhmes. Është një vajzë e qeshur, miqësore, që botën e saj të muzikës e ka pasionin më të madh dhe për të cilin ka studiuar mjaft.
11041802_369100656603001_3538198521844199910_nVajza me origjinë nga Mamurrasi ka mbaruar Liceun Artistik, është e njohur për interpretimin e saj dhe zërin mjaft të veçantë dhe vazhdon të interpretojë muzkë life në një nga lokalet më të njohura në Tiranë. Vjen nga familje muzikantësh dhe kjo e ka ndihmuar të njihet me këngën qysh e vogël. Me muzikën turke është dashuruar në moshën 5-vjeçare kur ende nuk dinte të lexonte as shqip. Nga ajo kohë ka mësuar çdo tekst, ka interpretuar çdo këngë edhe pse nuk e ka mësuar  asnjëherë turqishten. Angazhohet shumë, ka një talent të lindur dhe përfaqëson denjësisht muzikën shqiptare. Për të njohur më mirë Eugena Aliun e kemi intervistuar për tesheshi.com

Eugena ju jeni lidhur herët me këngën. Kur keni filluar të këndoni?

Për herë të parë në skenë jam ngjitur në moshën 7 vjeç. Kam marrë një çmim, atë të publikut qysh në atë kohë. Më pas kam marrë pjesë në festivale si ai Gjirokastrës kur isha 8 vjeç, në një festival tipologjik në Lezhë sërish me folkun dhe aty kam marrë çmimin e parë. Përgjithësisht ka qenë kënga popullore që më ka tërhequr.

Po me këngën turke kur jeni takuar?

Me këngën turke jam njohur qysh në moshën 4 apo 5 vjeç. Madje kam një fotografi kur unë e vogël ndjek me vëmendje këngëtarin e madh turk, Ibrahim Taslises. Babai ma ka bërë atë foto që tregon se sa e doja qysh e vogël këngën turke.

Arsyeja tjetër është natyra e zërit tim. Mendoj se e kam zërin e përshtatshëm për këngën turke. Shumë miq e të njohur më thonin shpesh që unë duhet ta provoja me këngën turke. Kam tre klipe të miat, veç daljeve live dhe pasi shumë i shikonin shkruanin pse nuk merrja pjesë në Turqi në ndonjë konkurs pasi zëri im përshtatej me atë lloj muzike.

Idea për të marrë pjesë në “Voice of Turkey” erdhi nga kjo shtysë?

Pavarësisht se me këngën turke isha dashuruar herët, idea për të marrë pjesë lindi një vit më pare,  kur po ndiqja spektaklin “Voice of Turkey” në internet. Aty kuptova që edhe mund të merrja pjesë  edhe unë, pasi më parë nuk ma merrte mendja që mund të konkuronte edhe kjo lloj rryme që këndoj, e cila quhet arabesk. Por kur pashë  që atje pranohej çdo lloj rryme muzikore pasi në Turqi vlerësohet zëri pavarësisht rrymës, atëherë më lindi idea të aplikoj. Dëshirën për të qenë pjesë e përforcoi fakti që në juri ishte edhe  këngëtarja që unë preferoja, Ebru Gundes.

Si aplikove?

Kam aplikuar online me ndihmën e vëllait tim që studion në Turqi pasi vetë nuk di turqisht. Kam dërguar video live pa muzikë. Qysh në aplikim kam dhënë të dhënat e mia dhe produksioni e dinte që jam shqiptare. Pas dy javësh e gjysëm nga aplikimi kanë telefonuar për kualifikimin në fazën e parë. Një fazë tjetër ishte konkurimi përballë specialistëve në Turqi. Fitova dhe aty. Faza e tretë ka qenë dalja televizive.

Si i përzgjodhe këngët me të cilat do të konkuroje?

Kur mora pjesë kisha përzgjedhur 6 këngë një nga të cilat u përzgjodh nga produksioni. Tre këngë ishin të Gundes. Në fakt kjo këngëtare ishte një arsye më shumë pse duhet të shkoja në Turqi. Mendova duhet të shkoj atje sepse është Ebru Gundes dhe ata zgjodhën një këngë të saj, me të cilën konkurova.

Në një moment tu kërkua një këngë shqiptare. E kishe menduar më parë apo e përzgjodhe në atë moment “Erdhi pranvera”?

Përzgjedhja e këngës “Erdhi pranvera” ka qenë punë sekondash. Ajo më erdhi në mend e para. Emocionet kanë qenë të papërshkrueshme sepse në ato momente ke mbi supe edhe peshën e kombit tënd. Nuk di ta përshkruaj sa emocione kam pasur.

Video e pjesëmarrjes u përhap në mënyrë virale në internet. Ndjehesh e famshme, krenare, si?

Kur thash që jam shqiptare më shkruanin pa fund komente në fanpage. Kishte mesazhe të tipit “Në momentin që the jam shqiptare na lëvizi gjaku” dhe bëhej fjalë për shqiptarët në Turqi. Është hera e parë në fakt që një shqiptare merr pjesë në një kompeticion të tillë në Turqi. Videoja mori mijëra shikime. Bëri bujë shumë fakti që nuk dija turqisht dhe këndoja një këngë turke. Krenare por edhe shumë e motivuar që të vazhdoj.

E synoni finalen e “The voice of Turkey”?

Kam besim tek vetja. Kam besim sepse prandaj e zgjodha këngën turke. Tek kjo lloj muzike mendoj se jap më të mirën time. Në prezantimin e parë në skenë nuk kam dhënë më të mirën pasi aty këndoja këngën e njërës nga trajnerëve. Nuk e di si mund të reagonte ajo përballë interpretimit të këngës së saj. Tani që jam kualifikuar jam më e sigurtë. E kam aq eksperiencë sa nuk do ta kem problem skenën në vazhdim. Nuk ka qenë skena  që ndikoi në prezantimin e parë me publikun por ishte hera e parë. Fjalët e këngës duhet ti thoja shumë shumë mirë turqisht dhe nuk duhet ta kuptonin që unë isha e huaj, e në fakt nuk e kuptuan.

10359384_469311463248586_38074013196573725_n

Në fakt në jetën e përditshme keni zgjedhur arsimim tjetër edhe pse nuk jeni e shkëputur nga muzika…

Kam mbaruar Liceun Artistik për kanto por nuk vazhdova më tej. Vendosa të zgjedh një tjetër fushë larg muzikës si drejtësia. Kam mbaruar fakuteltin e drejtësisë për të drejta civile dhe po vazhdoj shkollën e Avokatisë.

Por ndërkohë dhe nuk keni hequr dorë nga muzika apo jo?

Vazhdoj të këndoj në një lokal të njohur çdo fundjavë. Ndjehem mirë pasi është një skenë e vërtetë. Sa i përket studimit të këngëve nuk kam orar fiks. Përgjithësisht muzika do shumë orë studime. Një këngë që të arrijë në nivelin maksimal të përgatitjes kërkon të paktën 4 deri në 5 orë në ditë ushtrim. Kënga është pasioni im dhe kënga turke më përmbush. Edhe pse është më e vështirë pasi duhet t’i përkthej, të mësoj këngët shumë mirë, zëri im mendoj se i përshtatet shumë mirë këngës turke.

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
Next Post
Nga Shpend KURSANI: Protesta, dhuna, demokracia

Nga Shpend KURSANI: Protesta, dhuna, demokracia

‘Drejtësia’, mazhoranca thirrje opozitës: Kthehuni në tryezë të mbyllim draftin bashkë

‘Drejtësia’, mazhoranca thirrje opozitës: Kthehuni në tryezë të mbyllim draftin bashkë

Arsyeja pse ngrënia gjatë natës ju bën dëm

Arsyeja pse ngrënia gjatë natës ju bën dëm

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni