Për të luftuar mbipeshën dhe obezitetin, enti i pavarur anglez “Royal Society for Public Health” ka propozuar një projektligj për të vendosur nëpër etiketa minutazhin e një sporti të caktuar që të duhet të bësh për të djegur kaloritë pas konsumimit të një ushqimi të caktuar.
Sipas një studimi personat që blejnë një produkt të caktuar ushqimor e lexojnë etiketën vetëm për gjashtë sekonda ndaj dhe figurat janë më të vlefshme se sa fjalët. Sipas po të njëjtit studim, rreth 63% e tyre janë pro këtij projektligji dhe 53% e tyre madje do ndryshonin mendje në lidhje me produktin. /tesheshi.com/