Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Esselamu Alejkum”, në gojën e hebreut Zelensky

Presidenti ukrainës: Ramazan që po vjen nën luftë, të sulmuar dhe muslimanët

by te Sheshi
26/03/2022
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 2 mins read
A A
“Esselamu Alejkum”, në gojën e hebreut Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zgjodhi përshëndetjen klasike muslimane kur iu drejtua pjesëmarrësve të Forumit të Dohas në Katar nga kryeqyteti Kiev, i cili është nën sulme të vazhdueshme nga ushtria ruse.

Esselamu Alejkum (Paqja e Zotit qoftë mbi ju), ishte fraza e parë fjalimit të tij, thënë pra nga një hebre, siç është origjina e tij.

“Shkëlqesia juaj, pjesëmarrës të Forumit të Dohas, zonja dhe zotërinj, dëshiroj t’ju drejtohem me fjalët tradicionale të rajonit të Gjirit – Esselam Alejkum, që do të thotë ‘Paqe për ju’. Paqja është një vlerë themelore që bashkon të gjithë njerëzit e botës por që nuk është më në jetën e njerëzve të vendit tim, sepse udhëheqja e Federatës Ruse vendosi të pushtojë Ukrainën dhe ta bëjë atë koloni të saj”, tha Zelensky.

“Ne duhet të sigurohemi që muaji i ardhshëm i shenjtë i Ramazanit të mos errësohet nga mjerimi i popullit të Ukrainës”, shtoi ai.

“Ka më shumë se një milion myslimanë në vendin tonë. Raketat dhe bombat ruse janë një kërcënim vdekjeprurës për të gjithë njerëzit tanë. Ju lutemi shikoni qytetet e Ukrainës, të cilat ushtria ruse i shkatërron çdo ditë. Hidhini një sy qytetit tonë Mariupol. Të gjithë e pamë këtë në Aleppo. Rrënojat, dhimbjet dhe shkatërrimet e njerëzve.

Vetëm në një nga qytetet tona, në Mariupol, që ishte bllokuar nga trupat ruse, ishin rreth 4000 myslimanë. Prej tre javësh më shumë se 80 persona fshihen në xhaminë në Mariupol. Mes tyre ka gra, fëmijë, të moshuar. Të gjitha rrugët për në qytet janë të mbyllura. Trupat ruse nuk lejojnë as furnizime humanitare atje. Ushqim, ujë, ilaçe. Nuk ka asgjë. 90 për qind e të gjitha ndërtesave në Mariupol u shkatërruan. Mijëra vdesin…

Por Rusia nuk është dënuar për këtë, ashtu siç nuk është dënuar për atë që bëri pas pushtimit të Krimesë. Dhe atje represioni rus ka për qëllim pikërisht pjesën muslimane të popullsisë së gadishullit”, tha Zelensky.

Ndërkohë, forumi u hap nga Emiri i Katarit, Sheikh Temim bin Hamed El Thani, që tha se vendi i tij ishte në solidaritet me viktimat e konfliktit. “Theksoj qëndrimin e vendosur të Katarit për të refuzuar dhunën, frikësimin e civilëve, sulmet ndaj shtetit sovran dhe akte të tjera që shkelin vlerat njerëzore dhe ligjin ndërkombëtar. Ne qëndrojmë në solidaritet me miliona njerëz të pafajshëm dhe refugjatë që janë viktima të kësaj lufte të padrejtë dhe llogaritjeve gjeopolitike”, tha udhëheqësi arab i Gjirit. /tesheshi.com/

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Next Post
Rrëfimi i “hebreut të vjetër”: e vërteta për skuadrën e vdekjes së Putinit

Rrëfimi i “hebreut të vjetër”: e vërteta për skuadrën e vdekjes së Putinit

Biden nga Varshava: Një luftë e gjatë na pret!

Biden nga Varshava: Një luftë e gjatë na pret!

Rriten tensionet: forcat azerbajxhanase pushtojnë zonën ruse

Rriten tensionet: forcat azerbajxhanase pushtojnë zonën ruse

TË FUNDIT

  • Të fundit
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Virus i rrallë por vdekjeprurës

Virus i rrallë por vdekjeprurës

04/07/2025
Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni