Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A është vërtet injorant Ben Blushi? Ja ç’del nga një qëmtim i Ervin Hatibit mbi produktin e tij letrar…

by te Sheshi
23/03/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
A është vërtet injorant Ben Blushi? Ja ç’del nga një qëmtim i Ervin Hatibit mbi produktin e tij letrar…

Në një përplasje verbale me ish-kolegë të tij partiakë, deputeti Ben Blushi, i cili tashmë drejton një forcë politike me emrin sinjifikativ LIBRA, të cilin afërmendsh e lidh dhe me profilin e tij prej shkrimtari, ka bërë që ai të etikohetohet jo pak herë si injorant, sidomos nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Por kjo damkë mbi të sikur nuk shkon, nëse marrim parasysh raportet e tij me librin, ama në një qasje krejt sempliste. E vërtetë që nuk mund t’i thuash injorant një njeriu që jo vetëm është rritur mes librash, edhe si një trashëgimi familjare, por dhe që ka shkruar gjithashtu plot sosh.

Dikush do thoshte se ai, gjithsesi, mund të jetë një injorant brenda kontekstit politik, ku vuan nga mosnjohja për fusha të caktuara; por edhe aty ku mbahet si adapt, në fushën e letrave, Blushi nuk i ka shpëtuar gjyqit ndaj injorancës së tij.

Pak vite më parë, romani i tij “Të jetosh në ishull”, i cili ngjalli jo pak debate kur doli sefte në qarkullim, u kalua në sitën e një tjetër emri të njohur të letrave, Ervin Hatibi, i cili me stilin e tij të njohur të një shpartallimi të urtë e fin, ia shpalosi paq injorancën, dukshëm të ngjyer me dashakeqësi, në disa pjesë të librit të tij.

Ja ç’shkruan Hatibi tek “Orienti i ftohur i shqiptarëve”, kur merr në shqyrtim “Ishullin” e Blushit.

“Romani hapet klimatikisht me fjalinë: “Ishte një ditë e nxehtë dhe njerëzve nuk u hahej mish”. Sipas recensës përcjellëse të botuesit, romani ka “sjellë në letërsinë shqipe, personazhe të njohura, ngjarje e data që të çudisin për erudicionin e autorit, njohjen deri në imtësi të epokës ku zhvillohen ngjarjet dhe të zakoneve, traditave, organizimit të jetës së përditshme e, në mënyrë të veçantë, të riteve e normave fetare që rrjedhin nga Librat e Shenjtë”. Erudicioni i autorit, në fakt, nis e të çudit që në rreshtin e parë të faqes së dytë të romanit, ku përfundojmë së lexuari fjalinë: “Imami u shfaq pas pak duke lidhur tyrben mbi kokën e rruar”. Ajo çka ka dashur të lidhë autori mbi imamin e rruar, sigurisht është një çallmë ose turban. Por, ama, “grafonemat” teatrale të turbanit, përzier me ato të xhybes, e cila është edhe ajo një gjë prej cope, një fjalë islamike e gardërobës me klishe, kanë dalë pastaj me “tyrbe”. Tyrbja është një varr monumental apo një ndërtesëz e vogël që rrethon një varr ose thjesht një varr i njohur që nderohet e vizitohet përtej lidhjes familjare më të vdekurin. (Për këto përkufizime krejt personale nuk kam hapur asnjë enciklopedi ose tekst eruditësh: kam qenë jo më shumë se pesë vjeç kur e kam mësuar këtë fjalë, i ulur pa cikur dyshemenë në platenë e Teatrit Popullor, diku në fund të viteve të ’70-ta, duke ndjekur një dramë që quhej “Gryka e Nëmur”).

Me tyrben, imami konfuz i “Ishullit” bëhet më i besueshëm kur i thotë Alekum Selam një mysafirit, i cili do t‘i përgjigjet me Mirëdita. Megjithatë, informacioni elementar, sidomos prej një imami të rëndomtë, e do që, si minimum, të mos niset mbrapsht përshëndetja e njohur rituale “selam alejkum” (le të thotë edhe alekum në vend të alejkum, vetëm ta nisë së mbari). Përveç gafës lidhur mbi kokën e imamit, mu kështu edhe përshëndetja e kthyer së prapthi nis e na paralajmëron disi për çka mund të na presë më tej faqes 2 të romanit. Ende në faqet e para gjejmë të njëjtin imam të shpjegojë se emri i profetit Ismail përkthehet “i egër dhe i fortë”: edhe këtu nuk jemi në rrugë të mbarë, se emri është teoforik, përmban emrin e Zotit dhe jo pandehma të supozuara nga ismailofobia (sic!). Kur këto gabime i bën imami, po të tjerët?

“Sa të tjerë paguajnë taksën e tokës, xhizven, të cilën taksidarët ua rrjepin të krishterëve?” – pyet tepër diku pas faqes së njëqindtë të romanit personazhi-intelektual i rrëfimit, një Arianit Komneni, mbase avatar i autorit, që në këtë skenë bile ka hapur e po citon libra të vjetër për Islamin; por, ende nuk ka lexuar ose nuk e kanë lajmëruar se xhizvja (apo xhizja a sido që t’i thonë turqit kësaj), pra taksa vjetore që duhet ta ketë paguar kush e di sa herë si mashkull adult i krishterë, i shëndetshëm e joushtarak, nuk i është marrë aspak për tokën…

Xhizvja e tyrbja mbi kokë e plot të tjera si këto, rishfaqen të pandryshuara edhe në ribotimet e shumta të romanit.

Përveç botuesit të librit që e cituam më lart të nënvizonte “erudicionin” e autorit Blushi, atë e nënvizon do-s’do edhe recensenti jo i rastësishëm, eseisti Pirro Misha, prej vitesh kontribuues i dalluar në debatet për historinë dhe identitetet”, shkruan pra Ervin Hatibi, duke qëmtuar në produktin letrar të Blushit.

Çdo koment i mëtejshëm dhe çdo përsiatje mbi atë nëse Blushi është apo jo injorant, është i tepërt. /tesheshi.com/     

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
Gjukanoviç “hap thesin”: u dhuron shqiptarëve komunën e Tuzit

Gjukanoviç “hap thesin”: u dhuron shqiptarëve komunën e Tuzit

Bllokohen mijëra profile në Twitter për shkak të “promovimit të terrorit”

Bllokohen mijëra profile në Twitter për shkak të “promovimit të terrorit”

Simpatizanti i BDI-së kërcënon me vdekje të riun shkupjan, arsyeja pse ia “shau” partinë..

Simpatizanti i BDI-së kërcënon me vdekje të riun shkupjan, arsyeja pse ia “shau” partinë..

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni