Edhe pse është shndërruar në makthin e BE-së për shkak të rendjes kah Rusia e frymës ksenofobe, kreu demokrat Basha e ka përgëzua kryeministrin hungarez Viktor Orban për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Sipas Bashës, e djathta tashmë po prin me fitore në Europë.
“Përgëzime për Kryeministrin Viktor Orban dhe partinë tonë simotër FIDESZ për fitoren e thellë për një mandat të tretë qeverisës. Hungarezët i dhanë mbështetje masive të djathtës dhe vazhdimit të qeverisjes që i ka sjellë vendit zhvillim të ndjeshëm ekonomik dhe mirëqenie.
Suksesi i FIDESZ është një tjetër fitore domethënëse e të djathtës europiane, pas atyre në Austri dhe Gjermani dhe veçanërisht për Partinë Popullore Europiane, familjen politike të Partisë Demokratike”, shkruan Basha në mesazh.
Një vit më parë gjatë çadrës, Basha e pati si të vetmen mbështetje qeverinë e Budapestit, e cila nën udhëheqjen e Orban, i ka hapur luftë dhe hungarezo-amerikanit Soros, ndonëse vetë kryeministri është mbështetur dikur prej tij. /tesheshi.com/