Nard Ndoka, kreu i PDK-së, duket se nuk është penduar për koalicionin që ka bërë me Lulzim Bashën. Pavarësisht kritikave të herëpashershme për mënyrën e të bërit opozitë, Ndoka duket se do të vijojë qëndrimin në rradhët e saj.
I ftuar në Ora Neës, Ndoka tha se ka bashkëpunuar edhe me PS-së, por akuzon Ramën se hodhi poshtë kauzat që kishte kur ishte në opozitë.
“Kam bashkëpunuar me PS kur ishte në opozitë për standartin e zgjedhjeve, votën e lirë që Rama i kishte shumë për zemër kur ishte në opozitë por i harroi gjatë rrugës kauzat e tij të famshme. Sot jam në opozitë dhe besoj se misioni i opozitës është shumë i rëndësishëm për një politikan dhe deputet. Nuk jam penduar, e tillë është vota e qytetarëve për ne. Opozita mori goditje në zgjedhje”, tha Ndoka. /tesheshi.com/