Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A është John Bolton, njeriu kryesor i Trump, kundër Kosovës?

by te Sheshi
23/03/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
A është John Bolton, njeriu kryesor i Trump, kundër Kosovës?

Emërimi i John Bolton në krye të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë ka shkaktuar mjaft shqetësime në Kosovë dhe ngazëllim në Serbi.

Kjo për fakt se Bolton në 17 shkurt të vitit 2008, në kamerat e Fox News u shpreh kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës menjëherë nga administrata e presidentit Bush.

Në atë kohë, Bolton sapo ishte larguar nga detyra e ambasadorit të SHBA-së në OKB.

A është John Bolton një politikan me axhendë kundër shqiptarëve dhe Kosovës?

Në veprimtarinë e tij nuk rezulton jo vetëm që të jetë i tillë por edhe nuk ka frekuentuar lobime pranë Beogradit.

Pas mbarimit të mandatit të Bill Clinton, Presidentit të SHBA-së që urdhëroi çlirimin e Kosovës nga Beogradi, gjithmonë ka pasur shqetësime të tilla se mos njerëz me influencë të Beogradit do të ndikojnë në Uashington.

Kështu u fol për George W. Bush, si pasojë e lidhjes së afërt të babait të tij me famëkeqin Lawrence Eagleburger, ish-ambasadorit amerikan në Beograd që mori dhe etiketimin nga media si “Lorenci i Serbisë”.

Kjo për shkak se Eagleburger mbrojti shumë Millosheviçin.

Por nuk ndodhi asgjë e tillë. George Bush i riu erdhi në Tiranë më 10 qershor 2007, ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe shpalli pavarësinë e Kosovës, të cilën e njohu zyrtarisht vetëm pak muaj më pas.

Po ashtu, kur Obama u bë president, të gjithë u shqetësuan se Rod Blagojevich, Guvernatori i Ilinois-it, mik i Obama-s, një serbo-amerikan do të ndikonte në axhendën e tij.

Por Blagojevich u arrestua për korrupsion dhe normalisht nuk pati një ndryshim të politikës amerikane në Ballkan.

Tani të kthehemi tek Bolton: ai është një njohës i mirë i politikës, ka qenë shok klase e çiftit Clinton në Yale dhe është një armik politik i tyre.

Në vitin 2008 kur bëri deklaratën e famshme ai sapo ishte shkarkuar nga Bush si ambasador në OKB.

I përket neokonservatorëve të Partisë Republikane, është një mbështetës i një përplasjej me Iranin dhe mbështet shumë opozitën iraniane që ndodhet në ekzil në Shqipëri.

Megjithatë, deklaratën për Kosovën as nuk e ka mbrojtur më prej atëherë e as e ka kundërshtuar.

Gjithashtu, ai nuk ka qenë kurrë afër lobimeve serbe, siç ka qenë italo-amerikani Rudy Guliani që viziton shpesh Beogradin. Edhe ky përkrahës i Trump.

Gjatë një interviste që dha disa muaj më parë për Sokol Ballën në Top Story, John Bolton deklaroi se politika e SHBA për Ballkanin nuk do të ndryshojë.

Ja deklarata e tij kur foli për Kosovën dhe Ballkanin:

“Unë mendoj se rreziku i destabilizimit mbetet dhe ka influenca të jashtme që do të donin të shfrytëzonin tensionet që ende ekzistojnë në Ballkan, që për fat të mirë nuk kanë qenë fort të dukshme vitet e fundit. Por kjo nuk do të thotë që tensione nuk ka. Nuk duhet të nënvlerësojmë situatën, edhe pse në sipërfaqje gjërat duken të qeta dhe të patrazuara, por unë jam në dijeni që ka forca të jashtme që duan të shfrytëzojnë këtë përçarje që ka ekzistuar për një kohë të gjatë në Ballkan dhe për këtë duhet të tregojmë kujdes.

Para 10 vitesh ishte sesi të arrihej diçka që do të ndodhte dhe ndonjëherë kam disa mënyrë më të mira për të bërë diçka. Unë atë kohë kështu mendoja, ndaj edhe e kam mirëpritur këtë mundësi që të vij këtu dhe të dëgjoj kendvështrime të ndryshme për këtë çështje”.

Dukshëm një gjuhë diplomatike e drunjtë por që nuk e ka thelluar axhendën kundër Kosovës, përkundrazi.

Tani, që ka postin më kyç në Shtëpinë e Bardhë nuk do të mbajë natyrisht qëndrime personale por as ka gjasa që të riaktivizojë frymën e deklaratës së 2008-s.

Ndërkaq, duhet pasur parasysh se Bolton është një studiues i politikës së jashtme që ka shfaqur gjithmonë mbështetje për rolin e Turqisë dhe ka vlerësuar axhendën diplomatike të Erdogan, ndryshe nga Guliani që e kritikoi hapur edhe në studion e Fevziut.

Megjithatë, gjithçka do të vihet re gjatë punës së tij që fillon më 6 prill. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Lirohen vetëvendosësit që hodhën gaz: rikthehen në Kuvend, priten me duartrokitje

Lirohen vetëvendosësit që hodhën gaz: rikthehen në Kuvend, priten me duartrokitje

Propaganda LGBT në shkolla, MASH: për të luftuar diskriminimin!

Propaganda LGBT në shkolla, MASH: për të luftuar diskriminimin!

SHËNIM: LGBT, këta diskriminues!

SHËNIM: LGBT, këta diskriminues!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni