Rufki Suma është në njëfarë mënyrë “Baca Adem” i paqes në Kosovë. Siç burri trim i Jasharajve rrezatoi virtyt në kushte lufte, kreu i Komunës së Hanit të Elezit, rrezaton në kushte paqeje.
Për një Kosovë që ende nuk jep shenja prosperiteti, në vend të Rita Orës si simbol i saj në këtë jubile pavarësie, do ishte mirë që t ëish Rufki Suma, pa kënduar sigurisht, por duke u treguar se si prosperon vendi, me ca cilësi që klasa lehtësisht zgjedhjet pa fushatë, ai përbën tashmë një fenomen në historinë e politikës mbarëshqiptare.
I papërfolur kurrë për ndonjë aferë, edhe pse gëzon ndonjë aftësi të rrallë në PR (Public Relation), siç fjala vjen Veliaj apo Rama në Tiranë, Suma i sfidon ato me të tjera cilësi. Për të kuptuar, ndiqni intervistën e mëposhtme…
Bisedoi: Blendi Gashi
Nuk është e tepërt të thuhet se ju keni thyer ligjet e politikës: pa parti, fitoni tre mandate, pothuajse nuk bëni fare fushatë, dhe triumfoni lehtësisht mbi çdo kundërshtar aposigël të fortë partiake. Cili është sekreti?
Vetëm puna, sinqeriteti, transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve, respekti ndaj tyre, realizimi i kërkesave të qytetarëve që janë në kompetencën e kryetarit…
Gjithsesi ju drejtoni një komunë pa ndonjë rëndësi politike. A mos dhe ky një avantazh rrethanash që ta fitoni aq lehtshëm, së paku deri më tani?
Edhe Hani i Elezit e ka rëndësinë e saj politike; ka të gjitha subjektet politike që janë edhe ne komunat tjera. Por në anën tjetër ka edhe rëndësinë e saj politike sepse është komunë kufitare dhe qendër industriale e rëndësishme per shtetin edhe më shumë se disa komuna tjera me numër më të madh të banorëve.
Ku e keni përqëndruar më tepër punën tuaj në menaxhimin e komunës? Sepse, le ta pranojmë, me një vështrim të parë, Hani i Elezit nuk se të lë ndonjë mbresë. Pra, në impaktin e parë nuk se përballesh me diçka të veçantë që të lë gojë hapur…
Menaxhim te drejtë, transparent dhe në bashkëpunim me qytetarë. Kemi realizuar gati në tërësi infrastrukturën rrugore, prrockat dhe kanalizimet, kushte të mira për arsim, shëndetësi, ndriçimin publik në tërë territorin e komunës, (me përjashtim të ndonjë lagje të vogël) etj.
Si i keni patur raportet me qeveritë? I keni patur krah në vizionet e tua qeverisëse, apo, edhe për ndonjë xhelozi politike u kanë mbështetur?
Nga niveli qëndror kemi patur mbështetje në të gjitha qeveritë e kaluara, por jo ndoshta në nivelin e duhur.
Cila është gjëja më e mire që keni bërë në tre mandate në krye të komunës dhe cila është ajo që nuk keni mundur?
Rregullimi i infrastrukturës, largimi i emrit te kriminelit, gjeneral Jankoviq nga përdorimi zyrtar, padia kundër Serbisë për krimet e bëra në territorin e komunës së Hanit të Elezit, padia kundër AKP-së për shitjen e fabrikës së çimentos pa respektuar procedurat e prokurimit publik, heqja e shpenzimeve të varrimit për të gjitha rastet mortore, trajtimi i familjeve të dëshmorëve dhe kategorive tjera të luftës, subvencionimi me nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur, kthimi i pronave të ish-APJ-së që më parë i kishte perfituar një kompani serbe, e shumë të tjera. Ndërsa ajo që nuk ka mundur të realizohet deri më tani është sigurimi i mjaftueshëm i ujit të pijshëm për shkak të pengesave nga niveli qëndror që nuk lejon që komuna të menaxhojë me ujin. Gjithashtu edhe mungesa e disa zyrave që është nq kompetencq tq nivelit qeëndror siç janë Zyra për Regjistrimin e Automjeteve, Zyra e Punësimit, dega e Gjykatës Themelore, për të cilat vendos niveli qëndror.
Çfarë ju kanë mësuar vitet, përvojat, sfidat që keni kaluar e kaloni, në kuptimin e asaj që si arrihet suksesi?
Vullneti për punë, vendoësmëria, llogaridhënia para qytetarëve.
Çfarë duan njerëzit nga një udhëheqës, sidomos nëse ai nuk ka shumë para për t’I plotësuar të gjitha ato çfarë ata duan?
Të mos premtojnë punë që s’mund të realizohen, por të punohet drejt.
Veç atij të një menaxheri, a jeni ju dhe njeri politik, në kuptimin që e ndërtoni veten dhe politikisht, në raport me ambiciet që keni?
Nuk kam kurrfarë ambicie politike dhe as që mendojm të merrem me politikë. Edhe pse jam kryetar komune, asnjëherë nuk do të jem pjesë e ndonjëpartie politike, por gjithmonë do të mundohem të punoj në interesin e qytetarëve si i pavarur.
A e vëzhgoni politikën, aktorët e saj, mënyrën si sillen, veprojnë, në Kosovë apo mëtej dhe çfarë është ajo që nuk u pëlqen?
Çdo ditë e përcjell politikën dhe mënyrën se si sillen të zgjedhurit e popullit në raport me zgjedhësit. Aspak nuk është serioze. Nuk më pëlqejnë premtimet e kota parazgjedhore dhe sjellja jo e mirë ndaj shtetit.
Me cilin politikan shqiptar, pra jo vetëm në Kosovë, do donit të punonit, pra ta kishit partner në vizionet tuaja?
Me të gjithë ata politikanë që punojnë për interesin e kombit dhe të shtetit dhe nuk e shikojnë vetëm interesin e vet.
A do të druhesh e ta merrnit një ditë Kosovën për ta qeverisur dhe nëse po, nga do ia fillonit?
Nuk druhem nga sfidat dhe përgjegjësitë, sepse edhe në rrethana shumë më të vështira kam marrë përgjegjësi. Megjithatë, Kosova ka njerëz të mirë, por politika është ajo që e zhvesh nga identiteti i vet, sepse njerëzit ne politikë më shumë punojnë në emër të subjektit te vet politik sesa në interesin e përgjithshëm.
A punon Rufki Suma edhe me dertin se ç’emër do le te njërezit, sot e në të ardhmen?
Ne punojmë për ta bërë punën që na është besuar në mënyrë sa më të mirë, e qytetarët janë ata që shohin dhe vlersojnë punën tonë.
A ka sot politika një krizë morale dhe a është pikërisht kjo që e bën të urryer, dhe sigurisht të pa aftë? Flasim gjithnjë për politikën shqiptare e posaçërisht atë kosovare…
Besoj se politika kosovare është në një krizë të thellë si morale, politike, ekonomike dhe në të gjitha sferat. Kjo politikë fatkeqësisht është përcjellur nga njëra qeverisje në tjetrën që nga paslufta në Kosovë. Por jo vetëm këtu në Kosovë; e njejta situate po përcillet edhe në politikën shqiptare jashtë Kosovës. Pra në vend se t’i marrim përvojat e mira të njëri-tjetrit vazhdimisht ne shqiptarët i përsërisim gabimet e njëri-tjetrit. Deri sa nuk kemi një unifikim të politikës shqiptare në përgjithësi në trojet shqiptare, të tjerët gjithmonë do të luajnë me ne dhe do të na sundojnë.
A besoni se një moral i mirë mundet t’i ndryshojë gjërat dhe kur nuk ke shumë mundësi materiale?
Po, besoj se nëse ke moral të pastër e të fortë dhe gjithmonë duke i dhënë llogari vetëm popullit, gjërat mund të ndryshojnë për të mirë, edhe pse mundësitë materiale dhe financiare të detyrojnë të ngecësh në realizimin e të gjitha planeve që ke.
Ok. Ju njiheni për rekorde në menaxhimin pa asnjë abuzim të fondeve buxhetore. Por kur vjen fjala për njerëzit, ata që zgjidhni t’u besoni punët, ç’qasje keni?
Vazhdimisht pas marrjes së mandatit për të menaxhuar me komunën duhet edhe përzgjedhja e ekzekutivit me të cilin duhet të punosh gjatë tërë mandatit. Megjithatë, në këtë situate nuk mund të vendosësh ta emërosh stafin politik vetëm nga njerëzit që mund t’i duash dhe që mendon se janë më të mirët. Sepse në qeverisje kemi ekzekutivin dhe legjislativin (Kuvendin). Pra për të shkuar punët mirë në ekzekutiv dhe legjislativ, në të shumtën e rasteve detyrohemi të përfshijmë edhe njerëz të subjekteve te ndryshme politike. Pra në këtë mënyrë duhet të respektojmë edhe përfaqësimin e kandidatëve të subjekteve politike në mënyrë që qeverisja të jetë sa më gjithpërfshirëse.
A jeni ju sot në gjendje që të mbani një leksion para që atyre që iu është besuar pushtet, se si të jenë të suksesshëm? E nëse po, çfarë do u thonit përmbledhtazi që nga kjo intervistë?
Nuk ka nevojë t’i japë leksion askujt, sepse te gjithë janë të vetdijshëm për punët dhe obligimet që i marrin karshi qytetarëve, por vetëm duhet të punojnë në atë mënyrë që interesin personal ta qesin në plan të dytë ndërsa interesin e qytetarëve ta kenë në plan të parë. /tesheshi.com/