Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Eros Dibra: nëpërmjet artit, nga “Onufri” në Duseldorf

by te Sheshi
28/02/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Eros Dibra: nëpërmjet artit, nga “Onufri” në Duseldorf

Nga Bardha Nergjoni

Eros Dibra është artisti i përzgjedhur shqiptar që po kalon një muaj eksperiencë artistike në rezidencën e artistëve në Duseldorf. Pasi ka fituar edicionin e XXI të ekspozitës ndërkombëtare “Onufri”, me  video instalacionin “XXI”,  tashmë përgatitet për një ekspozitë që pritet të spostohet së shpejti nga Dusseldorfi në Tiranë. Ky shkëmbim erdhi nga bashkëpunimi i institucioneve kulturore të dy vendeve që siguron qëndrim të artistëve nga vende të ndryshme të botës në Duseldorf dhe ndarjen të eksperiencave artistike mes tyre. Eros Dibra është në aktivitet të plotë artistik në “Rezidencën e artistëve”.

12742656_1565342510457091_6427862760036935042_n

Këto ditë ai është duke përgatitur një ekspozitë në bashkëpunim me një artiste rumune. Duseldorfi për të është një përjetim personal dhe një eksperiencë  e rrallë e njohjes së artistëve të mëdhenj.  Për artin e tij flet pak, e megjithatë fjalët janë të përzgjedhura si vetë arti që prodhon. Piktura dhe videoinstalacioni si me magji zëvëndësojnë në kohë njëra-tjetrën. Ai është një artist që guxon nëpërmjet vëzhgimit të imët, tingullit, përjetimit të heshtjes dhe imazheve që të mbeten thellë në mendje. Është artist i thellësisë.  Eksperiencën e tij artistike, qëndrimin në rezidencë dhe gjithçka që e lidh me artin, Eros Dibra e sjell nëpërmjet një interviste për tesheshi.com…

Dibra, jeni duke kaluar një muaj në Duseldorf si pjesë e projektit “Artist in Residence”. Si po shkon kjo periudhë?

Për momentin, pjesën më të madhe të kohës po e kaloj në studio. Jam i fokusuar tek punët dhe ndërtimi i ekspozitës këtu në Dusseldorf, e cila do jetë së bashku me një artiste nga Romania, Laura Codruta Cernea.

A e keni arritur qëllimin që kishit nga shkëmbimi i eksperiencës dhe njohja e projektimeve të reja artistike?

Mund të them që është një eksperiencë dhe përvojë personale, e cila ka filluar qysh ditën e parë që kam ardhur këtu, ku peshën më të madhe, padyshim, e zënë galeritë dhe muzeumet që vizitojmë së bashku me kuratorin. Është emocionuse të shikosh nga afër veprat e artistëve të tu të dashur, që i ke parë vetëm në libra, revista e rrjete të ndryshme.

eros dibra dhe video

Instalacioni XXI ishte dhe produkti artistik që mori çmimin “Onufri”.  Në fakt të bën përshtypje “vetvrasja” e fëmijës në video.  A është vetvrasje artistike, pra heqja dorë nga fëmijëria, heqje dorë nga liria? Çfarë mesazhi duhet të marrim ne?

Besoj që sa më takon mua, jam shprehur mjaftueshëm për video-instalacionin XXI.  Pjesa tjetër i takon veprës dhe artdashësve që e kanë ndjekur.  Mesazhi  është i hapur dhe në art nuk mendoj që ka një “duhet”.

A është arma një element që ju shqetëson, pasi e përdorni shpesh?

Nuk mund të them se arma është një element që unë e perdor shpesh. Nga gjithë punët e mia janë vetëm dy video ku unë “përdor” armën si simbolikë tek fëmijët: është videoinstalacioni “Kopshti” dhe “XXI”. Mbase elementi kryesor është Njeriu dhe çdo gjë që fshihet brenda dhe pas tij.

Arrijnë zakonisht njerëzit në thelbin e punimeve tuaja?

Mendoj që nëse një punë është e vërtetë, thelbi është i arritshëm.

Shumë prej situatave vijnë nga përjetimet personale, fëmijëria, realiteti i sotëm?

Po, kryesisht punët e mia burojnë nga këto thumbime ndjesish, vibrimesh e  përvojash personale që unë marr në të përditshmen e rëndomtë apo nga kujtesa të hershme, për të tentuar më pas universalizimin dhe arritjen e një konkluzioni në vepër.

Jeni mistik apo është thjesht lëvrues i artit bashkëkohor?

Thjesht tentoj të them ato të vërteta që më shqetësojnë, që në një farë mënyrë mua më marrin frymën, dhe ato të vërteta që nga ana tjetër më mbushin me frymë.

Besoni në Zot dhe nëse po, a jeni i ndikuar?

Po, besoj. Besoj në një Fuqi dhe Dituri sublime, përtej  shqisave tona fizike, për të cilën punët e mia mbase mund të flasin më shumë dhe më mirë. Kryesisht ato kanë më inteligjencë se sa unë.

Punët tuaja janë refleksione, pastrim i vetvetes, e vërteta…?

Janë një tentativë për të qënë të gjitha së bashku. Arti për fat të mirë vazhdon të jetë akoma një liri e pakushtëzuar në sistemin globalist.12645149_1556165964708079_6167162554723916285_n

Shkodra mbetet frymëzimi juaj? Një refleksion për vendlindjen? Apo…?

Gjeografikisht, Shkodra besoj që është një frymëzim për të gjithë.

Provincat e Shkodrës kanë qënë frymëzim për ciklin në pikturë “Ndjesi të djegura”, të cilit i rikthehem herë pas here. Mendoj që çdo vendlindje mbartet dhe përthyhet në mënyrë të pandërgjegjshme.

Çfarë do të shohim së shpejti nga ju?

Së shpejti do jetë ekspozita e residencës në Dusseldorf, që besoj do kalojë më pas dhe në Tiranë. /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli
Kryesore

Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli

11/07/2025
Next Post
Nga Jeb LUND*:  Fitoret e Trump nuk janë misterioze nëse kupton përse janë të zemëruar njerëzit

Nga Jeb LUND*: Fitoret e Trump nuk janë misterioze nëse kupton përse janë të zemëruar njerëzit

Fëmijë të sapolindur që imitojnë emojit (foto)

Fëmijë të sapolindur që imitojnë emojit (foto)

Thaçi: Unë, president i të gjithëve pa dallime partiake

Thaçi: Unë, president i të gjithëve pa dallime partiake

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni