Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ermal Meta: çfarë më tha Laura Pausini gjatë Sanremos

by te Sheshi
01/03/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Ermal Meta: çfarë më tha Laura Pausini gjatë Sanremos

Nga Bardha Nergjoni

Ish-nxënës i liceut artistik “Jakov Xoxa” në Fier, Ermal Meta u bë i njohur ndër shqiptarë në prezantimin e tij të fundit në Sanremo 2016. Mund edhe të fitonte tek të rinjtë, por sigurisht që të qenit shqiptar nuk e ndihmoi shumë në televotim. Kënga e tij “I urrej përrallat” u rendit e treta në klasifikim e gjithashtu mori shumë klikime duke fituar edhe një çmim. Ermali nuk vjen rastësisht në muzikë. Ai ka studiuar dhe e ka treguar talentin e tij gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri. Muzika dhe Ermali janë bashkëjetues në harmoni të përjetshme duke sjellë produkte që janë vlerësuar nga shumë këngëtarë italianë. E megjithatë Ermalin, ne shqiptarët, e zbuluam në këtë edicion të Sanremos, në kohën kur kemi filluar të vlerësojmë artistët që na përfaqësojnë denjësisht në vende të tjera. Pjesmarrja më e fundit nuk është eksperienca e tij e parë në Sanremo. Ka marrë pjesë në seksionin “Propozime të reja” me  ish-grupin e tij të 2010-tës me këngën “Errësirë dhe dritë”. Pas shpërbërjes së grupit, Ermali iu dedikua karrierës së tij të autorit. Është i njohur në kompozimin e këngëve për artistë të njohur italianë si Marko Mengoni, Françesko Renga, etj. Me disa prej këngëve të kompozuara prej tij janë prezantuar Patty Pravo, Françeska Mishelin, e Lorenco Fragola, pjesmarrës në Sanremo në kategorinë “Big”.

Ermal-Meta sanremo

Në vitin 2014 është rikthyer në një duet me këngëtaren Patty Pravo. Kjo ishte hera e parë që Ermal Meta u prezantua si solist dhe tërhoqi mjaft vëmendjen e publikut e sidomos atij shqiptar. Pas Sanremos,  Meta promovon albumin e tij, që ndryshe nga të rinjtë, është mbështetur në ritmet  e muzikës së viteve 80-të. Për jetën e tij, muzikën, planet dhe Shqipërinë, Ermali sjell përjetimet e tij nëpërmjet një interviste gjatë vizitës në Shqipëri.

E ndjetë vëmendjen dhe përkrahjen e shqiptarëve në prezantimin tuaj në Sanremo?

Po, e ndjeva shumë përkrahjen e shqiptarëve. Më erdhën shumë mesazhe nga Shqipëria dhe nuk prisja kaq shumë.

Çfarë ka ndryshuar nga Ermal Meta para dhe pas Sanremos?

Ka ndryshuar vetëm sasia e punës që tani kam për të bërë. Festivali të jep një mundësi shumë të madhe në një kohë të kufizuar dhe ajo mundësi duhet marrë jetëgjatësi me punë.

Udhëtimi i fundit drejt Shqipërisë kishte një qëllim apo thjesht kthim në vendlindje?

Më ftuan për një intervistë në Top Show dhe shkova me shumë kënaqësi dhe krenari.

 Si e keni njohur Laura Pausinin? Po tekstet e këngëve për  Marko Mengoni, Emma Marrone, Chiara, Annalisa, Patty Bravo si janë përzgjedhur nga këta këngëtarë?

Laura Pausinin nuk e njihja personalisht para Sanremos. Kishte dëgjuar këngën time në radio dhe e kishte pëlqyer shumë. Këtë gjë ma tha kur e njoha në Sanremo.

Këngëtarët e përmendur më parë nuk zgjedhin tekstet e mia sepse unë nuk shkruaj vetëm tekste por këngë të plota. Ka ndodhur shumë rrallë që të shkruaj vetëm tekstin e një kënge dhe zakonisht këngët e mia zgjidhen sepse njoh mirë këngëtarin për të cilin po shkruaj në atë moment. Nuk i jap mundesi që të ketë dyshime mbi kompozimin.

ermal meta sanremo

Ju kanë thënë që ngjasoni me Xhani Morandin apo këngëtarë të tjerë?

Jo, nuk ma ka thënë njeri në fakt(qesh). Më kanë thënë që ngjasoj me Edward Scissor Hands.

Si nisi udhëtimi drejt Italisë, vendosja dhe përqendrimi në muzikë?

Udhëtimi drejt Italisë nisi në një periudhe të vështirë jo vetëm për familjen time por edhe për shumë shqiptare. Vendosëm të iknim për të kërkuar një të ardhme më të mirë. Një familje pa burrë në ato vite ishte në rrezik të madh në Shqipëri.

Kush është modeli i femrës në jetën tënde?

Gratë e jetës sime janë: Nënë Tereza e Kalkutës, dhe absolutisht dhe pandryshueshmërisht nëna ime që është ndër të tjera një violiniste me talent të rrallë.

Është e vështirë të depërtosh në tregun muzikor italian? Si ja keni dalë? Ka pasur një “momenti i duhur në vendin e duhur”, ishte rastësi, apo shumë përpjekje?

Tregu italian është shumë i mbyllur dhe për këtë arsye i vështirë. Duhen përpjekje të mëdha dhe një këmbëngulje pa fund.

Kur ka lindur dashuria për muzikën dhe sa ju është dashur të arrini këtu?

Dashuria për muzikën ka lindur me mua. Nëna ime është violiniste dhe nuk kam menduar të bëj diçka tjetër në jetë përveç muzikës. Sakrificat janë të mëdha dhe nuk i bën vetëm muzikanti por dhe familja e tij. Kjo nuk do të thotë që një sakrificë e madhe sjell një shpërblim të madh. Rruga e artit nuk ka rregulla.

Kjo është hera juaj e dytë në “Sanremo”. Kishit synim renditjen apo e rëndësishme ishte pjesëmarrja?

Synoja vetëm pjesmarrjen, ishte shumë e vështirë edhe kjo. Fakti që arrita në vend të tretë ishte diçka më tepër. Diçka e bukur, kuptohet.

Ndërkaq po publikoni albumin tuaj të ri. A është rikthim i viteve ’80 në muzikë?

Në disa këngë, po, më ka pëlqyer gjithmonë ai lloj tingulli dhe u mundova ta realizoj në disa këngë të albumit tim “Umano”. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Akuzohet për korrupsion, kryekomunari i Mitrovicës kërcënon Prokurorinë e Kosovës me “Strasburg”

Akuzohet për korrupsion, kryekomunari i Mitrovicës kërcënon Prokurorinë e Kosovës me “Strasburg”

Udhëheqësi i Listës së Përbashkët Arabe akuzon agjencinë izraelite të sigurisë për vdekjen e Arafatit

Udhëheqësi i Listës së Përbashkët Arabe akuzon agjencinë izraelite të sigurisë për vdekjen e Arafatit

Loja e fshehur në Google Chrome kur nuk ka internet (video)

Loja e fshehur në Google Chrome kur nuk ka internet (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni