Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar ndaj akuzave të ngritura një ditë më parë nga Moska mbi një projekt të ndërhyrjes ushtarake turke në Siri, duke i quajtur ato si “ofenduese”.
“Deklarata e fundit e Rusisë është e pabazë. Eshtë pala ruse ajo që është përfshirë në një ofensivë ajrore në Siri”, deklaroi Erdogan nga Senegali ku ndodhet për një vizitë zyrtare, duke kritikuar pra njëherësh atë që e quajti “pushtimi rus” i Sirisë, mbëstetjen ushtarake të ofruar nga ushtria ruse ndaj trupave të regjimit të Damaskut, por që ka degraduar në krime ndaj popullatës civile. /tesheshi.com/