Edhe Kosova është përfshirë nga erëra të fuqishme gjatë natës, të cilat kanë shkaktuar jo pak pasoja dhe dëme materiale. Veçohet Mitrovica, e cila mëngjesin e sotëm ka nisur të bëjë bilancet e dëmeve: është shkatërruar tenda e tribunës së stadiumit, tregu i qytetit, si dhe shumë shtëpi e banesa kanë ngelur ta çati. Sakaq, probleme ka dhe në furnizimin e qytetit me energji elektrike. /tesheshi.com/