“Besoj se të gjitha çështjet midis Turqisë dhe Greqisë mund të zgjidhen në baza të drejtësisë dhe në mënyrë paqësore”, tha presidenti turk Rexhep Tajjip Erdogan, pas takimit me kryeministrin grek Aleksis Tsipras, raporton AA.
Lideri turk tha vendi i tij pret që shteti grek të mos bëhet vend i sigurt për pjesëtarët e organizatave terroriste, referuar rastit të disa ish-ushtarakëve turq të arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti.
“Pritshmëria e Turqisë nga Greqia është që të mos shndërrohet në vend të sigurt për anëtarët e organizatave terroriste FETO, PKK dhe DHKP-C”, tha Erdogan. Siç dihet, drejtësia greke ka refuzuar kërkesën për esktradim të ushtarakëve të dezertuar e arratisur,
Por Erdogan tha se pret që Greqia të ekstradojë ata që i quajti “komplotistë të grushtit të shtetit”.
Nga ana tjetër, kryeministri i Greqisë, Tsipras, tha se vendi i tij nuk dëshiron “të dënohet” me probleme rajonale dhe dëshiron të zgjidhë çështjet me Turqinë përmes dialogut.
“Ramë dakord me Turqinë ta avancojmë bashkëpunimin në lidhje me çështjet e sigurisë”, tha Tsipras.
Ai theksoi se Turqia dhe Greqia konfirmuan se pajtohen të ulin tensionet në Egje dhe të marrin masa për rritjen e besimit.
I pyetur në lidhje për mosekstradimin e puçistëve përkundër marrëveshjes për ekstradim midis dy vendeve, Tsipras deklaroi se refuzimi për ekstradimin e tyre është vendim i gjykatës greke. /tesheshi.com/