Presidenti turk Recep Tajjip Erdogan tha se paqja, stabiliteti dhe mirëqenia në Ballkan janë maksimalisht të rëndësishme për Turqinë.
Deklarata e tij u bë pak para nisjes drejt Sarajevws, ku do të marrë pjesë në Samitin dyditor të Procesit të Bashkëpunimit Evropës Juglindore (SEECP), atë që është bojkotuar si nga Prishtina e si nga Tirana, pas deklarimeve të konsideruara si jokorrekte nga ana e udhëheqësit serb të Presidencës trepalëshe boshnjake, Milorad Dodik .
“Nuk mund të jemi spektatorë nga larg të zhvillimeve që ndodhin në këtë rajon”, tha presidenti turk, duke theksuar se edhe Turqia njëkohësisht është edhe shtet i Ballkanit me rrënjët e saj historike, njerëzore, fetare dhe kulturore.
“Turqia, në kuadër të rëndësisë që i jep paqes, stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkan, ka kontribuar në mënyrë efektive në SEECP, e vetmja platformë e bashkëpunimit rajonal që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit që nga themelimi i saj”, thuhet në deklaratën e presidencës turke, raporton AA. /tesheshi.com/