Turqia do të vazhdojë të kundërshtojë çdo veprim që mund të dëmtojë shenjtërinë dhe statusin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, tha të martën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Në një bisedë telefonike, Erdogan i dërgoi një mesazh urimi presidentit palestinez Mahmud Abbas me rastin e festës muslimane të Kurban-Bajramit, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Komunikimeve në zyrën e presidentit turk.
“Ankara do të vazhdojë të mbështesë çështjen palestineze,” i tha Erdogan Abbasit, duke shtuar se një tjetër Kurban Bajrami do të shënohet në zi për ngjarjet e fundit në Bregun Perëndimor të pushtuar, raportoi Anadolia.
Sulmet në kampin e refugjatëve
Ushtria izraelite kreu një seri sulmesh ajrore në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar të hënën, duke vrarë të paktën shtatë palestinezë, duke përfshirë një djalë dhe një vajzë, ndërsa u plagosën 91 palestinezë dhe shtatë ushtarë izraelitë, thanë Kombet e Bashkuara në një deklarate.
Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën në sulm, duke u uruar durim dhe guxim familjeve të tyre. /tesheshi.com/