Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dënoi të martën vendimin e Akademisë Suedeze për ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi 2019 shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili mohoi mizoritë e viteve 1990 në Bosnjë dhe u vu krah Millosheviçit, duke e konsideruar dhe si mik, e marrë prej tij, siç është zbuluar së fundi, një pasaportë jugosllave.
“Dhënia e Nobmimit Nobel për Letërsi racistëve, nuk do të thotë asgjë tjetër përveç shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha ai me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Handkes do t’i jepet çmimi prej mbi një milion euro, si dhe medalje dhe diploma, në një ceremoni në Stokholm të martën pasdite. /tesheshi.com/