Gjuha e urrejtjes nuk guxon të ngatërrohet me lirinë e mendimit, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim për gjuhën e urrejtjes në kornizat punuese të OKB-së.
Duke folur për këtë problematikë, Erdogan sugjeroi që të krijohej një platformë e veçantë nga OKB pë ta luftuar fenomenin negativ.
“Turqia mbështet krijimin e një baze të dhënash ku monitorohet gjuha e urrejtjes”, tha Erdogan.
Presidenti turk theksoi se gjuha e urrejtjes është bërë mjeti më i përdorur për të përhapur islamofobinë, racizmin dhe ksenofobinë.
Ai kritikoi politikanët për “normalizimin” e gjuhës së urrejtjes përmes postimeve që ata ndajnë në mediat sociale.
Erdogan thekson se muslimanët janë më të rrezikuar të përjetojnë sulme si pasojë e gjuhës së urrejtjes.
“Gratë myslimane ngacmohen në rrugë, në treg ose në vendin e punës vetëm sepse ato mbulojnë kokën”, tha Erdogan.
Presidenti turk shprehu vendosmërinë e vendit të tij për të kontribuar në përpjekjet për të luftuar islamofobinë, racizmin dhe gjuhën e urrejtjes.
Ai nuk la pa përmendur çështjen e Kashmirit, për të cilin tha se ishte shndërruar në një burg të hapur për shkak të kufizimeve të Indisë. Ai u bëri thirrje vendeve dhe organizatave të ndërmarrin veprime kundër agresionit më të ri në rajon/tesheshi.com/