Dy javë para mbushjes një vit nga tentativa e dështuar për grusht shteti në Turqi, presidenti Rexhep tajip Erdogan e ka kujtuar atë ngjarje në fjalimin para mbledhjes së përgjithshme të AKP-së në Ankara.
Në fjalën e tij, kreu i shteti turk tha se ajo ngjarje nuk do mund të lihet në harresë, e se përgjegjësit do të ndëshkohen.
“Sigurisht që nuk do të lejojmë që tentativa për grusht shteti e korrikut të kaluar të harrohet. As që do të lejojmë që të harrohet. Nuk do të lejojmë që tradhtia të futet nën qilim, as të pengohet thirrja nën përgjegjësie e tradhtarëve të cilët kryen këtë poshtërsi”, theksoi Erdogan në formë përbetuese. Më pas, ai përmendi njerëzit të cilët dolën në rrugë kundër organizatorëve të grushtit
“Nuk do të harrojmë përgjegjësinë ndaj miliona njerëzve që atë natë me çmim të jetës dolën në rrugë dhe sheshe. Nuk do të harrojmë përgjegjësinë ndaj dëshmorëve dhe veteranëve”, tha Erdogan. /tesheshi.com/