Rexhep Tajip Erdogan, presidenti i Turqisë, e përshkroi veten dhe udhëheqësin rus Vladimir Putin si “dy politikanët më me përvojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”.
“Ka dy politikanë më me përvojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, unë dhe Putin, sepse nëse krahasojmë mandatin në pozitën e presidentit dhe kryeministrit, atëherë kemi një proces të përbashkët që zgjat nga 15 në 16 vjet. Si rezultat i këtij procesi kemi rezultate, si dhe çfarë tjetër duhet të bëjmë”, tha Erdogan në një intervistë për televizionin dhe radiob TRT përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi. /tesheshi.com/