Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ndodhet për vizitë në Gjermani, pas takimit me kancelarin Angela Merkel ka deklaruar se “i kuptova mesazhet” dhe se do të punojë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, e citojnë atë mediat e Beogradit.
Vuçiç tha se para Serbisë është një rrugë “e vështirë”, se duhet të punohet shumë sa i përket kapitullit që lidhet me sundimin e ligjit, por edhe rreth marrëdhënieve me Kosovën.
“I thashë se më mirë është ta duash tokën e fëmijëve tu, sesa tokën e të parëve tu. Serbia është e gatshme për zgjidhje të rënda, por zgjidhje është që njëra palë dhe tjetra të humbin nga diçka, Ndoshta e mira do të ishte që askush të mos jetë i kënaqur”, meqë ka zgjidhje të rënda, ndërsa për Serbinë e vështirë është vetëm ajo me të cilën Serbia duhet të jetën humbëse e vetme. Di se cilat detyra të rënda dalin para Serbisë, i jam falënderues Merkelit për mbështetje… Besoj në kompromise, jo në zgjidhje të njëanshme, besoj se mbështetja e Gjermanisë, që do të ndodhë nën drejtimin e Angela Merkelit, do të jetë edhe më e fuqishme, se do të gjendet zgjidhja”, është shprehur Vuçiç.
Kurse Angela Merkel pas bisedës me Vuçiçin tha se “negociatat për anëtarësim mund të jenë të suksesshme pas reformave të mëtejshme në domenin e shtetit juridik dhe në dritën e çështjes së marrëdhënieve me Kosovën”. /tesheshi.com/