Pas temperaturave tejet të larta, sot në mesditë Prishtina është rrëmbyer nga shiu dhe erërat e forta, që po përcillen me vetëtimë dhe bubullimë.
Një shtyllë e ndriçimit në rrugën “Luan Hardinaj”, afër stacionit kryesorë të policisë, është rrëzuar nga era e fortë, e cila fryu rreth orës 13:30 në kryeqytet.
Një foto që ka siguruar tesheshi.com shihet se shtylla e ndriçimit ka rënë në mes të rrugës, e cila ka paraqitur probleme për qarkullim të automjeteve.
Në vendin e ngjarjes janë edhe policia e Kosovës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Në njoftimin e Institutit Hidro-Meterologjik të Kosovës, shkruan se moti gjatë kësaj jave do të jetë i ndryshueshëm.
Kështu, nga e diela në mbëmje e deri të mërkurën e kësaj jave do të ketë rënie të temperaturave dhe mundësi të reshjeve të shiut.
Nga mesi i javës, pritet të ketë sërish ngritje të temperaturave. /tesheshi.com/