Greqia dhe Turqia, të dy anëtarë NATO-s, kanë rënë dakord të krijojnë një lidhje të drejtpërdrejtë për të shmangur rrezikun e incidenteve në det dhe në ajër, në mënyrë që të zgjidhin mosmarrëveshjen midis dy vendeve, tha Aleanca Atlantike.
Marrëveshja e arritur në nivelin e zyrtarëve ushtarakë synon të “zvogëlojë rrezikun e aksidenteve dhe incidenteve në Mesdheun lindor”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
“Kjo është arritur përmes angazhimit konstruktiv të Greqisë dhe Turqisë. Unë mbetem në kontakt të ngushtë me të dy aleatët,” shkroi ai në Tëitter.
Sipas tij, një mekanizëm i tillë i sigurisë mund të kontribuojë në krijimin e “hapësirës së nevojshme për përpjekjet diplomatike në zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis dy vendeve”.
Delegacionet e ushtrive turke dhe greke zhvilluan një seri bisedimesh teknike, duke filluar në 10 shtator, në selinë e NATO-s në Bruksel me temën e Mesdheut Lindor.
Greqia dhe Turqia aktualisht janë në mosmarrëveshje rreth caktimit të zonës së shfrytëzimit të gazit në Mesdheun lindor. /tesheshi.com/