Është hapur ankandi për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Karavasta, ku siç tha ministrja Balluku, “do të fitojë oferta më e ulët”.
Parku fotovoltaik që do të ndërtohet pranë Lagunës së Karavastasë do të shtrihet në dy bashki dhe do të ketë kapacitet prodhimi deri në 140 megavat.
“Duke i garantuar shtetit shqiptar një prodhim vendas me çmime të ulta deri në 70MW, dhe kapaciteti është 140 MW. Sipërfaqja në total e shtrirë në këto dy bashki Fier dhe Divjakë është 198 hektarë. Është një investim që arrin në shifrën e 100 milionë eurove”, theksoi Balluku.
Ajo e detajoi më tepër këtë projekt, duke thënë se “parku fotovoltaik është më i madhi i ndërtuar. Ka kapacitet 140 më që është i ndarë 70 më për prodhim në treg të lirë dhe 70 megavat me çmimin e rregulluar. Çmimi i rregulluar do të zgjasë për 15 vite dhe sigurisht do të blihet nga operatori i shpërndarjes”. /tesheshi.com/