Një muze i lëvizshëm i Betejës së Çanakalasë, i cili ekspozon objekte nga ajo betejë historike dhe shfaq përmbajtje dixhitale, është i hapur për vizitorët në Sarajevë.
Vizitorët e muzeut, i cili ndodhet në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës (IUS), patën mundësinë të shikojnë materiale dhe objekte të ndryshme nga periudha e luftës, si dhe të shikojnë video.
Engin Karatae, koordinator i projektit, tha se muzeu, u zhvillua nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë dhe Drejtorisë së Zonës Historike të Galipolit.
Karatas theksoi se si po i çojnë vizitorët në një rrugëtim historik dhe shtoi: “Në Çanakala luftuan mijëra ushtarë nga rajonet e Ballkanit. Qëllimi ynë është të ndajmë shpirtin heroik të të parëve të tyre që dhanë jetën në atë betejë. Kemi marrë reagime jashtëzakonisht pozitive deri më tani.”
Ai shtoi se pas Bosnjë-Hercegovinës, muzeu mobil do të vizitojë edhe Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, me dëshirën për të transferuar frymën e Betejës së Çanakalasë në zona të ndryshme.
Muzeu i lëvizshëm është pjesë e një organizimi që filloi në vitin 2021 dhe udhëton përgjatë një rruge të paracaktuar, si pjesë e një projekti të udhëhequr nga Autoriteti i Zonës Historike të Galipolit.
Muzeu është krijuar për të përcjellë frymën e Betejës së Çanakalasë tek brezat e ardhshëm dhe ofron fotografi, objekte lufte dhe artefakte historike të periudhës. Prezantimet dixhitale janë gjithashtu të disponueshme për vizitorët.
Ishte pikërisht kjo betejë historike, në fundin e Perandorisë Osmane, e cila shpëtoi Turqinë pa u gllabëruar nga fuqitë e huaja. Ndryshe, ishte një prej fitoreve më legjendare të shpirtit musliman ndaj një aleance botërore të krishterë. /tesheshi.com/